Qytetarët në Tiranë kanë Edi Ramën si lider të preferuar
Më i pëlqyeri nga liderët kryesorë politikë për qytetarët e bashkisë Tiranë është kryesministri Edi Rama (43%).
Lideri i dytë për të cilin tiranasit kanë mendim më pozitiv është kryebashkiaku Erion Veliaj (40%).
Mes liderëve të opozitës, ai që gëzon mendim më pozitiv tek qytetarët e Tiranës është ish kryeministri Sali Berisha (25,3%), më pas ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha (8,6%) dhe në fund Monika Kryemadhi (7,6%).

Për qytetarët e Tiranës, liderët politik që perceptohen më negativisht janë kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi (89,5%) dhe Lulzim Basha (86,7%). 71% e qytetarëve të Tiranës kanë mendim negativ për ish kryeministrin Sali Berisha.
Mes socialistëve, Erion Veliaj perceptohet negativisht më shumë (57,3%) sesa kryeministri Edi Rama (53,9%).
Nëse shohim vetëm ata qytetarë të Tiranës që në vitin 2021 votuan Partinë Demokratike, pjesa dërrmuese (66%) kanë mendim pozitiv për ish-kryeministrin Berisha. Vetëm një në pesë (20%) tiranas që votuan PD-në në zgjedhjet e fundit parlamentare kanë mendim pozitiv për ish-kryedemokratin Lulzim Basha.

Gjetjet janë të Barometrit në Euronews Albania, kryer nga MRB dhe DataCentrum në datat 15-25 Mars në nivel lokal të bashkisë Tiranë, me 1000 intervista ballë për ballë në familje.
“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund
“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka
Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan