Fotografët e National Geographic shesin veprat në ndihmë të Ukrainës

Joe McNally/Courtesy of Vital Impacts
8 Prill 2022 | 16:12

Fotografët e National Geographic kanë nxjerrë në shitje veprat e tyre, me fitimet që do të shkojnë në mbështetje të popullit të Ukrainës.

Një pemë qershie në tokë të shkretë, qen të bardhë nëpër rrënoja me Taj Mahalin në horizont, fustane shumëngjyrëshe fëmijësh të varur në tel në një verandë në Porto Riko, këto e tjera janë subjekt i veprave të fotografëve.

Fotografitë shiten në formatin fizik, ku porositen online në faqen e Vital Impacts, një organizatë jofitimprurëse që mbështet nismat që mbrojnë të drejtat e njeriut, të kafshëve dhe habitatet natyrore që janë në rrezik.

Vital Impacts ka bashkëpunuar me fotografët e National Geographic për të shitur punën e tyre. 100% e fitimeve do të shkojnë për një organizatë humanitare që po ofron ndihmë mjekësore për njerëzit e prekur nga lufta në Ukrainë.

Që prej nisjes së iniciativës, vlera e produkteve të shitura është 620,000 dollarë. Organizatorët shpresojnë se shuma do të kalojë 1 milion dollarë deri më 20 prill, që është edhe dita kur përfundon kjo nismë.

“Të gjithë shikojmë tmerret e botës nga larg dhe ndihemi të pafuqishëm, por kjo është një mënyrë për të mbështetur përpjekjet humanitare, duke blerë disa nga printimet e artit të bukur nga fotografët kryesorë në botë”, tha për CNN-in Ami Vitale, bashkëthemelues i Vital Impacts.

Koleksioni përfshin imazhe nënujore, peizazhe të mahnitshme natyrore, portrete, si dhe momente intime njerëzore të kapura nga aparati fotografik. Disa nga fotografitë janë shkrepur në qytete të Ukrainës.

“Ka edhe përzierje të çuditshme imazhesh, si edhe momente historike të bukura”, u shpreh Vitale.

“Të gjithë mund të gjejnë diçka që u pëlqen,” tha Vitale, “dhe shpresa jonë është që këto fotografi të printuara të frymëzojnë njerëzit për të besuar, e për të punuar për një botë më të mirë”.

Fotografitë janë në shitje në faqen e internetit të Vital Impacts.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tentoi t’i arratisej policisë, shoferi përplaset me makinën që priste në semafor. 2 të vdekur dhe 1 i plagosur në Barcelonë

Një aksident i rëndë u regjistrua këtë të diele në Barcelonë, kur dy persona humbën jetën dhe një tjetër u plagos. Shoferi i njërit mjet...
18:54 | 28/06/2026

Trump kontrollon projektet e rinovimit në Uashington

Presidenti amerikan, Donald Trump kontrolloi disa nga projektet e tij të rinovimit në Uashington DC të dielën në mëngjes, duke filluar me një shëtitje në...
18:20 | 28/06/2026

Serbët do të vazhdojnë protestat edhe pasi presidenti Vuçiç njoftoi se do të japë dorëheqjen

Mijëra protestues pritej të mblidheshin në qytetin serb të Kralevës të dielën, një ditë pasi Presidenti Aleksandar Vuçiç tha se do të jepte dorëheqjen, duke hapur...
18:09 | 28/06/2026