Von der Leyen viziton Buçan: Pamë fytyrën mizore të Putinit

8 Prill 2022 | 19:12

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe shefi i Politikës së Jashtme të BE, Josep Borrell vizituan një varr masiv në Buça, qyteti pranë Kievit ku forcat ruse akuzohen nga Perëndimi se kanë kryer masakra ndaj popullsisë civile.

Teksa vizitonte varret, Von der Leyen u shpreh se Buça është shembulli i shkërmoqjes së njerëzimit.

“E pamendueshmja ka ndodhur këtu, ku kemi parë fytyrën mizore të ushtrisë së Putin. Kemi parë çmendurinë dhe zemër ftohtësinë me të cilën ata kanë pushtuar qytetin. Këtu në Buça pamë njerëzimin të shkërmoqet dhe e gjithë bota po ndan dhimbjen me banorët e qytetit”, tha presidentja e KE-së.

Von der Leyen u dërgoi qytetarëve të guximshëm të Ukrainës mesazhin se BE qëndron pranë tyre dhe do të vazhdojë t’i mbështesë ata sa më shumë. “Ne e dimë që ju po luftoni për vlerat tona të përbashkëta dhe që demokracia do të fitojë”, tha më tej Von der Leyen.

Presidentja e Komisionit Evropian dhe Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian njoftuan gjithashtu 500 milionë euro ndihmë në formë armatimesh për Ukrainën, duke e çuar totalin e ndihmave në 1.5 miliard euro që nga nisja e pushtimit rus. 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit

Më shumë se 65 mijë persona janë evakuuar në Spanjë dhe Francë, ndërsa zjarret e mëdha vijojnë të përhapen, duke shkatërruar mijëra hektarë pyje dhe...
20:49 | 24/07/2026

Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, reagoi ashpër përmes një postimi në platformën Truth Social, duke akuzuar Bashkimin Evropian se po shënjestron padrejtësisht kompanitë...
20:38 | 24/07/2026

Tragjedi në Portugali, vogëlushja humb jetën pasi u harrua për tetë orë në autobusin e shkollës

Një ngjarje tragjike ka tronditur Portugalinë, ku një vajzë 18-muajshe ka humbur jetën pasi dyshohet se ka qëndruar për rreth tetë orë brenda një autobusi...
20:17 | 24/07/2026