Gjermania drejt ndalimit të importeve të gazit rus
Gjermania mund t’i japë fund importeve të gazit rus brenda këtij viti. Kështu deklaroi të premten kancelari gjerman Olaf Scholz, duke sinjalizuar nevojën e ekonomisë më të madhe të Evropës për t’u shkëputur nga vartësia nga Rusia pas pushtimit të Ukrainës.
Scholz e bëri deklaratën e tij gjatë një vizite në Londër, e para si kancelar, ku u prit nga kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson.
Ai iu përgjigj interesit të një gazetari, që e pyeti nëse ndihej i turpëruar për faktin që vendet e BE-së i paguajnë Rusisë miliarda euro për karburantet fosile.
“Ne po punojmë intensivisht për të siguruar pavarësinë nga importi i naftës dhe mendojmë se mund ta arrijmë këtë brenda vitit. Gjithashtu po punojmë edhe për pavarësinë nga importi i gazit rus”, u shpreh Scholz.
Nga ana tjetër, kryeministri britanik njoftoi një paketë të re ndihmash ushtarake për Ukrainën, me vlerë miliona paundë.
“Sot mund të njoftoj se Britania do të dërgojë 100 milionë paundë pajisje ushtarake të nivelit të lartë për forcat e armatosura të Ukrainës, përfshirë këtu raketat antiajrore “Star Street”, që fluturojnë tre herë më shpejt se shpejtësia e zërit, si dhe 800 raketa antitank dhe municione të tjera me precizion të lartë”, tha Johnson.
Sikurse kancelari Scholz, edhe Johnson foli për rëndësinë e reduktimit të vartësisë së Evropës nga importet ruse, duke paralajmëruar më shumë bashkëpunim mes Mbretërisë së Bashkuar dhe BE-së.
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës