Të dënuarit në burgun e Reçit, mundësi për t’u punësuar

8 Prill 2022 | 21:43

Të burgosurit në burgun e Reçit do të kenë një mundësi të re punësimi brenda ambienteve të burgut. Kjo falë bashkëpunimit të ministrisë së drejtësisë me firma private.

60 të dënuar në burgun e Reçit do të kenë mundësinë të punësohen në fasoneri. Nisma e ndërmarrë nga ministria e drejtësisë, parashikon realizimin e produkteve, duke punuar në ambientet e burgut dhe duke përfituar në fund të muajit pagesën minimale të miratuar nga ministria financave.

Ky lajm u prit mjaft mirë nga të burgosurit të cilët në këtë mënyrë do të mund të fitojnë vetë për të përballuar shpenzimet e rehabilitimit.

“Është një lajm shumë i mirë për ne. Me ato para që mund të fitojmë do të mbulojmë shpenzimet që kanë familjarët”, tha një prej të dënuarve.

I pranishëm në burgun e Reç ishte i pranishëm, ministri i drejtësisë Ulsi Manja i cili njoftoi dhe heqjen e masave kufizuese anticovid dhe lejimin e takimeve, me përjashtim të lejeve shpërblyese.

Që prej fillimit të pandemisë për rreth 2 vite të burgosurit u privuan nga takimet fizike me të afërmit si masa mbrojtëse nga COVID-19.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026