Putini ndryshon komandantin në Ukrainë, fut në lojë ‘Kasapin e Sirisë’
Një zyrtar Perëndimor ka konfirmuar se Rusia ka riorganizuar komandën drejtuese të ndërhyrjes ushtarake në Ukrainë, raporton BBC.
Gjenerali Aleksandër Dornikov, i cilësuar si “Kasapi i Sirisë”, është urdhëruar nga Kremlini që të marrë në kontroll të gjithë rajonin e Donbasit në lindje të Ukrainës.
Nga viti 2016, Dornikov ka drejtuar ndërhyrjen brutale të Rusisë në Lindjen e Mesme duke ndihmuar presidentin e Sirisë, Bashar al-Assad të mundë kundërshtarët në luftën civile.
Gjatë kësaj kohe, armët kimike dhe bombardimet pa kufizime janë përdorur duke shkaktuar mijëra civilë të vrarë.
Gjenerali 60-vjeçar besohet se qëndron pas sulmit me raketa në stacionin e trenit në Kramtorsk, ku u vranë të paktën 52 civilë në përpjekje për t’u larguar drejt pjesës perëndimore të Ukrainës.
Dornikovit gjithashtu i është dhënë përgjegjësia për kontrollin e Detit të Zi dhe Krimesë, që u aneksua nga Rusia në 2014.
Raportet tregojnë se Putini kërkon që forcat e tij të marrin në kontroll pjesë të mjaftueshme të Ukrainës deri më 9 maj, që të deklaroi fitoren në përvjetorin e dorëzimit të nazistëve gjermanë në 1945, raporton ‘Daily Mail’.
Për kundër parashikimeve, forcat e Kievit ia kanë dalë t’i bëjnë ballë ushtrisë ruse në disa rajone të vendit.
Me dobësimin e forcave ruse, ka dyshime se Moska nuk do të mundet dot të mbajë në kontroll pjesë të mëdha të Ukrainës për shkak të kryengritjeve lokale dhe kundër sulmeve ushtarake.
Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës përllogarit se 19 mijë trupa janë vrarë që prej nisjes së pushtimit më 24 janar.
Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit
Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës
Tragjedi në Portugali, vogëlushja humb jetën pasi u harrua për tetë orë në autobusin e shkollës
- 22:30 Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente
- 22:19 Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
- 22:06 Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
- 21:27 Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun
- 20:49 Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit
- 20:38 Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës