Meta i përgjigjet akuzës së Veliajt për ambasadorët
Presidenti, Ilir Meta ka mohuar akuzën e kreut të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj se po bllokon emërimin e ambasadorëve të rinj të Shqipërisë.
Presidenti tha se ka refuzuar të dekretojë emra vetëm në rastet kur propozimet kanë ardhur në kundërshtim me ligjin.
“Të gjitha janë vetëm mashtrime ordinere”, tha Meta duke theksuar se nuk ka asnjë shkresë të Ministrisë së Jashtme për një problem të tillë.
Kreu i Shtetit shtoi se ka bërë disa dekretime për ambasadorë ndërsa nga ana tjetër tha se ka refuzuar të firmosë kur i janë paraqitur kandidatura pa kaluar më parë në komisionet parlamentare.
Kreu i Bashkisë Tiranë, Veliaj është shprehur se gjatë pjesëmarrjes në forume botërore ka marrë ankesa për ambasadorë shqiptarë që qëndrojnë gjatë në detyrë.
“Në forume ndërkombëtare ka nga ata që më pyesin; a ka diçka që nuk shkon në Shqipëri që janë ambasadorët nga 6, 7 apo 8 vjet”, tha Veliaj duke shtuar se ngërçe të tilla nuk e ndihmojnë vendin.
LEXONI GJITHASHTU:
Meta paralajmëron ‘komitet transparence për aferën e inceneratorëve’
Mbyllet përkohësisht Dogana e Kapshticës të hënën, shkak greva e punonjësve grekë. Oraret kur bllokohet lëvizja
Parlament dhe protestë në Tiranë, priten tensione. Mobilizohet Policia
Zjarr i përmasave të mëdha në pyllin e Sodës, rrezikohen sipërfaqe pyjore (VIDEO)
- 16:44 Kryeministri britanik paralajmëron Trumpin: Interesi kombëtar vjen i pari
- 16:31 Irani dënon sulmet e Ukrainës në Detin Kaspik
- 16:19 Mbyllet përkohësisht Dogana e Kapshticës të hënën, shkak greva e punonjësve grekë. Oraret kur bllokohet lëvizja
- 16:11 Parlament dhe protestë në Tiranë, priten tensione. Mobilizohet Policia
- 16:01 Zjarr i përmasave të mëdha në pyllin e Sodës, rrezikohen sipërfaqe pyjore (VIDEO)
- 15:49 U kthye në sensacion të Kupës së Botës, portieri i Kepit të Gjelbër i bashkohet klubit Colo Colo në Kili