Bashkimi Europian rihap ambasadën në Kiev

10 Prill 2022 | 09:14

Bashkimi Europian ka rihapur ambasadën në kryeqytetin ukrainas, Kiev, pasi e kishte zhvendosur përkohësisht në Poloni pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia.

Shefi i Politikës së Jashtme të BE-së Josep Borrell e paralajmëroi këtë vendim gjatë një vizite në Ukrainë të premten.

Pasi foli me kryeministrin ukrainas Denys Shmyhal, Borrell tha se ata ranë dakord të përshpejtonin përgatitjet për Këshillin e ardhshëm të Asociimit BE-Ukrainë, që do të zhvillohet në të ardhmen e afërt.

Matti Maasikas, kreu i delegacionit të BE-së në Ukrainë, postoi një foto të flamurit të BE-së jashtë delegacionit në Kiev, duke sinjalizuar kthimin e misionit diplomatik.

Italia gjithashtu synon të rihapë ambasadën e vet në Kiev menjëherë pas Pashkëve, tha të shtunën ministri i Jashtëm i saj Luigi Di Maio, sipas shërbimit italian të lajmeve Ansa.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026