NATO planifikon ushtri të përhershme në kufijtë e saj kundër agresionit rus

10 Prill 2022 | 09:30

NATO është përpara një transformimi rrënjësor që do të pasqyrojë pasojat afatgjata të luftës së Vladimir Putinit në Ukrainë.

Në një intervistë me ‘The Sunday Telegraph’, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se NATO po planifikon një prani të përhershme ushtarake në kufirin e saj në përpjekje për të luftuar agresionin e ardhshëm rus, raporton BBC.

Stoltenberg tha se objektivi i tij është të sigurojë që aleatët e tjerë të NATO-s të përmbushin kërkesën minimale të aleancës prej 2% shpenzime si pjesë e PBB-së së tyre.

Gjatë samitit të NATO-s të mbajtur 3 ditë më parë në Bruksel aleatët u treguan të gatshëm të bëjnë më shumë për të siguruar më shumë pajisje ushtarake për Ukrainë.

Stoltenberg tha se aleatët e NATO-s po ofrojnë një gamë të gjerë armësh, duke përfshirë armët e kohës sovjetike dhe ato moderne.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026