Papa Françesku thirrje Kievit e Moskës për armëpushim gjatë Pashkëve

10 Prill 2022 | 14:29

Papa Françesku bëri thirrje që gjatë festës së Pashkës në Ukrainë të ketë armëpushim.

“Hidhini armët poshtë!” tha Ati i Shenjtë në fjalimin e tij gjatë shërbimit të së Dielës së Palmave përpara qindra njerëzve të mbledhur në sheshin ‘Shën Pjetër’.

“Jemi në ditët para Pashkëve, po përgatitemi të festojmë fitoren e Zotit Jezu Krisht mbi mëkatin dhe vdekjen, jo mbi askënd ose kundër askujt. Krishti mbajti kryqin për të na çliruar nga sundimi i së keqes, ai vdiq që të mbretërojë jeta, dashuria dhe paqja. Hidhini armët, le të fillojë një armëpushim i Pashkëve. Por jo për të riarmatosur dhe rifilluar luftimet, por një armëpushim për të arritur paqen përmes negociatave reale”, tha Ati i shenjtë.

Në shesh, dhjetëra mijëra pelegrinë dhe turistë mbanin në duar  degë ulliri dhe palma, duke rikrijuar momentin kur ndjekësit e Jezusit përhapën degë palme në këmbët e tij dhe e quajtën “shpëtimtarin” e tyre ndërsa ai hyri triumfalisht në Jerusalem.

Tradicionalisht, Papa drejton në shesh një procesion të së Dielës së Palmave përpara se të kremtojë meshën e Pashkëve.  E Diela e Palmave hap Javën e Shenjtë dhe këtë vit  më 17 prill festohen Pashkët Katolike dhe një javë më vonë Pashkët Ortodokse.

 

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026