Gjenerali famëkeq rus drejton luftën, bombardime në lindje të Ukrainës
Forcat ukrainase po përgatiten të përballen me betejën e radhës, pasi Rusia po rigrupon forcat e saj në lindje të vendit.
Kremlini shprehet se qëllimi i tij është çlirimi i rajonit të Donbas, dhe ky është objektivi i radhës i operacionit të tyre ushtarak.
Në një deklaratë të publikuar një ditë më parë, Ministria ruse e Mbrojtjes u shpreh se kishte kryer sulme në 86 njësi ushtarake, duke përfshirë edhe një qendër në qytetin lindor të Dnipro dhe duke goditur edhe qytetin e dytë më të madh të Ukrainës Kharkiv.
Autoritetet ukrainase konfirmuan se aeroporti në Dnipro është shkatërruar.
Në kohen kur forcat ushtarake ruse po organizohen në lindje, qeveria ukrainase bën thirrje që SHBA dhe aleatët të ndihmojnë me furnizimin me armë.
“Ne kemi kontrolluar çdo sistem armësh që kërkon Ukraina në renditje prioritare dhe kemi të tjera plane për t’i dorëzuar ato sa më shpejt që të jetë e mundur. Disa janë dorëzuar. Të tjerët janë në proces të dorëzimit. Dhe ne do të vazhdojmë të punojmë në mënyrë të shpejtë për ti dhënë Ukrainës atë që i nevojitet për të forcuar luftën e saj në fushën e betejës dhe për të forcuar pozicionin në tryezën e bisedimeve”, u shpreh Jake Sullivan, Këshilltar i sigurisë në SHBA.
Inteligjenca amerikane konfirmon se Rusia ka emëruar një komandant të ri në luftën me Ukrainën. Ai është një nga ushtarakët me më shumë përvojë në Rusi, gjeneral Alexander Dvornikov për të cilin thuhet se ka një histori brutaliteti kundër civilëve në Siri.
Ndërkohë, prokurorët ukrainas të caktuar posaçërisht për krimet e luftës dhe ekspertët mjeko-ligjorë kanë zhvarrosur nëntë trupa të tjerë nga një varr masiv i zbuluar në territorin e kishës lokale, duke e çuar në 30 numrin e personave të varrosur me nxitim nga trupat ruse.
LEXONI GJITHASHTU:
25 mijë vende të reja pune nga investimi i Amazon në Evropë
Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 17:16 Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, takohet me kryeministrin Rama
- 17:16 25 mijë vende të reja pune nga investimi i Amazon në Evropë
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Bayer Leverkusen shkarkon Hjulmandin, e zëvëndëson Martinez Novell
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael: Negociatat janë të turpshme