Macron përballë Marine Le Pen, më 24 prill raundi i dytë i zgjedhjeve

11 Prill 2022 | 09:56

Dy javë vendimtare priten për të ardhmen e Francës, ku në zgjedhjet presidenciale të së dielës presidenti Macron arriti të sigurojë 27.6 % të votave ndërsa kandidatja Marinë Le Pen me 23.4%.

Të dy palët do të përballen në raundin e dytë më 24 prill ku përcaktohet se cili do të drejtojë vendin për 5 vitet e ardhshme.

Votimi i së dielës konfirmoi rënien e partive tradicionale të qeverisjes, ku socialistët dhe republikanët pësuan humbje të thellë.

Herën e fundit Macron mundi lehtësisht Le Pen në raundin e dytë, por këtë herë Le Pen përfiton nga votat e gazetarit televiziv, Eric Zemmour, i cili gjatë fushatës u shfaq më ekstremist sesa rivalja e Macron.

Macron tha se përpjekjet nuk duhen kursyer dhe duhet të binden të gjithë për një epokë të re franceze dhe europiane.

“Në dy javët në vijim, të mos i kursejmë përpjekjet, sepse ende asgjë nuk është bërë. Le të jemi më të përulur, më të vendosur, le t’i bindim të gjithë. Në 24 prill  ne mund të zgjedhim një epokë të re franceze dhe europiane. Më 24 prill le të zgjedhim shpresën, më 24 prill ne mund të zgjedhim së bashku për Francën dhe Europën”, tha Macron.

Marine Le Pen e njohur për qëndrimet e saj kundër emigracionit  ka fituar pikë së fundmi  pas një fushatë të fortë të përqëndruar tek kostot e jetëses dhe inflacioni, e cila tha se do të vendosë liri për popullin francez ku të vendosin vetë për lirinë e tyre dhe mbrojtjen e interesave.

“Unë do të siguroj pavarësinë kombëtare për ta bërë Francën një vend  paqeje. Unë do të kthej sovranitetin e Francës në të gjitha fushat, që do të thotë liri për popullin francez që të vendosë vetë dhe të mbrojnë interesat e tyre. Unë do të kontrolloj imigracionin dhe do të rivendos sigurinë për të gjithë”, tha Le Pen.

Veterani i ekstremit të majtë Jean-Luc Melenchon u rendit i treti, me shumë pak përqindje larg Le Pen. Ai mbajti një fjalim pas rezultateve, ku kërkoi që të mos votohet Le Pen duke mosmbështetur as Emmanuel Macron .

“Si e shihni  popullin francez? Ata janë të aftë të dinë se çfarë të bëjnë. Ata janë të aftë të vendosin se çfarë është e mirë për vendin. Ne nuk do ta humbasim  kurrë besimin tonë te demokracia, kështu që ju nuk duhet t’i jepni  asnjë votë znj. Le Pen”, tha Melenchon.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026