Zelenski: Rusia po përqëndron mijëra ushtarë për ofensivën e radhës

11 Prill 2022 | 11:32

Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski deklaroi se Rusia do të përqëndrojë mijëra ushtarë për ofensivën e radhës ndaj vendit të tij.

Duke folur para ligjvënësve të Koresë së Jugut, ai tha se Rusia nuk do të ndalojë agresionin e saj, nëse nuk detyrohet të zmbrapset, shkuan agjencia e lajmeve, Reuters.

Disa analistë besojnë se tashmë Rusia po përqëndron ofensivën e saj në pjesën lindore të Ukrainës. Ndërkohë, autoritetet ruse dhe ata ukrainase kanë rënë dakord ditën e sotme, për hapjen e 9 korridoreve të reja humanitare.

Këto korridore, do të përdoren për evakuimin e civilëve nga Mariupoli, Zaporoshe dhe qytete të tjera në rajonin e Luhanskut.

Konflikti Rusi-Ukrainë nisi në orët e para të mëngjesit të 24 shkurtit, kur Presidenti rus, Vladimir Putin njoftoi se kishte urdhëruar fillimin e një operacioni ushtarak në drejtim të vendit fqinj.

Në ditën e 47-të, ende vijojnë luftimet midis ushtrive të të dy shteteve, teksa Bashkimi Europian ka ndërmarrë një sërë sanksionesh ndaj Rusisë, ku së fundmi u miratua embargoja ndaj naftës dhe qymyrit rus.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026