Realiteti i ri, hapja nga COVID-19 e vë botën përballë një tabloje tjetër
Lehtësimi i masave kufizuese kanë krijuar një mundësi sado të vogël për rikthimin të jetës sociale. Restorante, bare, muzetë kanë hapur dyert për qytetarët, por ndërsa hidhen hapat e parë të kujdesshëm, bota e jashtme duket e transformuar.
Restorantet dikur të tejmbushura me klientë, tani për shkak të COVID-19, ofrojnë një përvojë komplet ndryshe.
Tek “Da Enzo” në Romë, kamerierët nuk japin më meny, por një kod skanimi, dhe me anë të smartfonëve, klientët japin porositë e tyre.
Në Holandë, klientët që vijnë nga e njëjta familje mund të darkojnë së bashku – rreth një tryeze të ndezur me qirinj brenda një kasolle të vogël qelqi në brigjet e një kanali të Amsterdamit.
Dëshironi të shikoni një film pas darkës, por kinemaja është e mbyllur?
Kinematë me makinë po shohin një ringjallje, në Lituani, Dubai dhe Shtetet e Bashkuara.
Për ata që i ka marrë malli të festojnë dhe vallëzojnë, gjermanët e kanë gjetur më së miri metodën e të festuarit, kur festuan me një dixhej në dhe muzikë të lartë në zonën e parkingut të makinave.
Kështu, qytetarët e kremtuan qoftë edhe për pak minuta lirinë e tyre.
Nuk duhet harruar se pizhameve, mjekrave të gjata dhe mungesës së përgjithshme të kujdesit për pamjen e jashtme, tanimë po u afrohet fundi.
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme