Babai i deputetit të PS non grata, Gjylameti: S’jemi mburojë politike e askujt
Partia Socialiste ka treguar se nuk ka marrë nën mburojë politike asnjë person që ka probleme me drejtësinë.
Kështu u përgjigj deputetja socialiste Blerina Gjylameti në emisioni Now në Euronews Albania lidhur me qëndrimin që duhet të mbajë PS pas shpalljes non grata nga SHBA të Aqif Rakipit, babai i deputetit të PS, Ornaldo Rakipi.
Gjylameti tha se vendimi i Departamentit të Thesarit duhet analizuar më imtësisht për të kuptuar arsyet që çuan në marrjen e këtij vendimi.
“Ligji i dekriminalizimit ka të bëjë me individin dhe jo familjen. Nuk besoj se djali duhet të mbajë atë që ka të bëjë me të atin, por gjithsesi duhet parë vendimi i DASH, që është një vendim tjetër që përfshin sanksione ekonomike. Por PS mbetet e palëkundur për mosdhënien e mburojës politike”, tha Gjylameti.
LEXONI GJITHASHTU:
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
“Rrezik përçarje nëse duan të ulen të gjithë te vendi i shoferit” Kikia heq paralele me protestën
Alibeaj vjen nga protesta drejt e në studio: Protestuesit shkundën letargjinë politike të 35 viteve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta