Franca dëbon 6 spiunë rusë që vepronin ‘të maskuar’ si diplomatë
Franca ka dëbuar gjashtë agjentë rusë të dyshuar se punonin si spiunë “nën mbulesë diplomatike” në vend, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Jashtme franceze të lëshuar të hënën.
“Pas një hetimi të gjatë, Drejtoria e Përgjithshme e Sigurisë së Brendshme zbuloi të dielën, më 10 prill një operacion klandestin të kryer nga shërbimet e inteligjencës ruse në territorin tonë”, thuhet në deklaratë, duke shtuar se aktivitetet e gjashtë rusëve, të cilët tani janë cilësuar si “persona non grata”, ishin “në kundërshtim me interesat kombëtare”.
Ministri i Brendshëm francez Gerald Darmanin përgëzoi në një postim në Twitter agjentët francezë të sigurisë të përfshirë të cilët “penguan një rrjet agjentësh klandestine rusë që punonin kundër interesave tona”.
Ministria e Jashtme franceze tha se në mungesë të ambasadorit rus, “numri dy në ambasadë u thirr në ministri të hënën në mbrëmje për t’u informuar për këtë vendim”.
LEXONI GJITHASHTU:
Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit
Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës
Tragjedi në Portugali, vogëlushja humb jetën pasi u harrua për tetë orë në autobusin e shkollës
- 22:30 Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente
- 22:19 Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
- 22:06 Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
- 21:27 Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun
- 20:49 Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit
- 20:38 Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës