Kancelari austriak takim ‘jo miqësor’ ballë për ballë me Putinin
Kancelari i Austrisë, Karl Nehammer thotë se ka pasur një takim ‘të vështirë dhe jo miqësor’ me presidentin, Vladimir Putin.
Nehammer shprehet se gjatë takimit me presidentin rus ka ngritur shqetësimin lidhur me mizoritë ruse në Ukrainë, raporton CNN.
“Kjo nuk është një vizitë miqësore. Sapo kam vizituar Ukrainën dhe kam parë me sytë e mi vuajte të pamatshme të shkaktuara nga agresioni rus”, citohet kancelari austriak në një komunikatë të lëshuar nga zyra e tij pas takimit jashtë Moskës.
Nehammer është lideri i parë Evropian që takohet ballë për ballë me Putinin që prej pushtimit të Ukrainës.
Vizita e tij i ka ndarë në qëndrime liderët e BE, ku disa shprehin skepticizëm për këtë takim.
Dyshja ka biseduar për 75 minuta në rezidencën Novo-Ogaryovo afër Moskës, tha zëdhënësi i kancelarit austriak.
Para vizitës në Rusi, Nehammer u takua me presidentin e Ukrainës, Volodimir Zelenski në Kiev dhe vizitoi qytetin e Buçës ku trupa të civilëve të paarmatosur u gjetën të vrarë në rrugë.
“Adresova se për krimet e luftës në Buça dhe vende të tjera, përgjegjësit do të japin llogari”, tha Nehammer.
Lideri Austriak thotë se Putin ka fajësuar ukrainasit si përgjegjës për krimet në Buça.
Austria është një vend ushtarakisht neutral, por qeveria e saj i është bashkuar fqinjëve duke dënuar pushtimin e Putinit.
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)