Gjata: Shkatërrimin e reformës në drejtësi po e kërkon mazhoranca me propozime për ndërhyrje ligjore
Sekretari për Çështjet Ligjore në Partinë Demokratike, Çlirim Gjata, komentoi të premten atë që së fundmi po konsiderohet si përpjekje për të tjetërsuar apo ndaluar reformën në drejtësi.
Me një postim në Facebook, Gjata ka këmbëngulur se këtë tjetërsim e ka në plan mazhoranca me ndryshime ligjore. Për këtë ai iu referua një kronike lajmesh në të cilën këtë gjë e paralajmëronte deputeti i PS-së Adnor Shameti.
“Adnor Shameti apo Ulsi Manja, që e ka mbështetur idenë e tij për ndryshimin e ligjeve të reformës në komisionin e ligjeve, e kanë thënë qartë. Janë ata që duan të shtrijnë edhe më shumë kthetrat për të gllabëruar çfarë ka mbetur nga Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë, duke penguar zbatimin e Reformës në Drejtësi. Të gjithë e kanë kuptuar këtë, prandaj Edi Rama duhet të ndalë shkatërrimin e mëtejshëm të Reformës në Drejtësi dhe të lerë shashkat me propozime për ndërhyrje, meqenëse reforma paska edhe probleme,” – shkruan Gjata në Facebook duke këmbëngulur se 3 vite pas nisjes së reformës ndërhyrjet e qeverisë kanë bërë që 60 për qind e shqiptarëve të mos kenë më besim te ajo.
Të enjten, pas një takimi me Kryeministrin Edi Rama, Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim u shpreh hapur kundër përpjekjeve për të tjetërsuar reformën në drejtësi.
Komenti i saj u mbështet edhe nga Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca, ndërsa Kryeministri Edi Rama u përgjigj në Twitter duke shigjetuar për pengesa të reformës opozitën.
Lexoni gjithashtu:
Marrëveshje të fshehtë për të vrarë reformën në drejtësi? Yuri Kim: Shpresoj të mos jetë e vërtetë
Ambasadori i BE, Soreca: Mos e ndalni zbatimin e reformës në drejtësi
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta