Mbretëria e Bashkuar pretendon se Rusia ka përdorur armë kimike në Ukrainë
Ministri i Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar, James Heappey deklaroi se Londra po punon për të konfirmuar faktin se Rusia ka përdorur armë kimike në Ukrainë.
Heappey tha për BBC, se ka disa raporte të cilat pretendojnë se armët kimike janë përdorur në qytetin jugor të Mariupolit, por as inteligjenca britanike e mbrojtjes dhe komologët e tyre në Kiev, nuk kanë qenë në gjendje që t’i vërtetojnë.
Sipas ministrit, nëse do të gjenden prova të tilla, të gjitha opsionet do të jenë të mundshme sa i takon përgjigjes ndërkombëtare ndaj Rusisë.
“Presidenti Putin duhet të jetë i vetëdijshëm se përdorimi i armëve kimike është i papranueshëm,” tha ai.
Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Xhonson u takua të shtunën me presidentin e Ukrainës, Volodimir Zelenski në Kiev.
Dy liderët kanë diskutuar për ndihmën që Mbretëria e Bashkuar do të ofrojë në terma afatgjatë për Ukrainën dhe pritet që Xhonson të bëjë të ditur një paketë të re financiare dhe ndihma ushtarake.
LEXONI GJITHASHTU
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania