Nis beteja gjyqësore mes Johnny Depp dhe ish-gruas

12 Prill 2022 | 13:10

Pas 3 vitesh nis beteja gjyqësore mes Johnny Depp dhe Amber Heard.

Johnny Depp ngriti një padi tre vite më parë për shpifje kundër ish-bashkëshortes së tij Amber Heard, pasi ajo e akuzoi atë për dhunë në familje.

Beteja ligjore do zhvillohet në Gjykatën e Virxhinias në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Njohja mes Johnny Depp dhe Amber Heard

Johnny Depp dhe Amber Heard u takuan në vitin 2009 në xhirimet e filmit ‘The Rum Diary’ dhe më pas u martuan në vitin 2015.

Gjyqi përfundimtar ka nisur në vitin 2018, ku Amber Heard ka shkruar një shkrim për ‘Washington Post’, ku foli për “abuzim në familje” pa përmendur emrin e Johnny Depp.

Aktorja pohoi se ishte hequr nga fushata e një marke globale dhe gjithashtu nga një film.

Një vit më pas, Johnny ngriti një padi për shpifje kundër Amber për 50 milionë dollarë, të cilin e çuan në humbje financiare, duke përfshirë përjashtimin nga filmat e ardhshëm “Pirates of the Caribbean”.

Por, nnjë deklaratë të 2019-s për CNN Heard dëshmoi se Johnny ka abuzuar me drogën dhe alkoolin.

“Sa herë që ai përdorte unë shqetësohesha për ne të dy. Ai bëhej një person krejtësisht tjetër, shpesh dhe i dhunshëm. Ne e quajtëm atë version të Johnny, përbindëshi”, tha ish-bashkëshortja.

Avokati i Depp, Adam Waldman i hodhi poshtë këto akuza.

Më pas në vitin 2020 Heard ngriti një kundërpadi 100 milionë dollarësh për shpifje kundër Depp, e cila vijon akoma.

Së fundmi, Heard postoi një shënim në lidhje me gjyqin e ardhshëm në llogaritë e saj në rrjetet sociale.

“Unë kurrë nuk e kam përmendur Johnny Depp, përkundrazi kam shkruar për çmimin që gratë paguajnë për të folur kundër burrave në pushtet. Unë vazhdoj ta paguaj atë çmim, por shpresoj kur të përfundojë ky rast, unë mund të vazhdoj dhe Johnny po ashtu. Kam ruajtur gjithmonë një dashuri për Johnny-n dhe më sjell dhimbje të madhe që më duhet të jetoj detajet e jetës sonë të kaluar së bashku përpara botës”, shkroi ajo.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Studimi: Arti dhe kultura mund të ngadalësojnë plakjen biologjike

Një studim i ri i zhvilluar në Londër ka zbuluar se angazhimi i rregullt në aktivitete artistike dhe kulturore mund të ndihmojë në ngadalësimin e...
14:15 | 12/05/2026

“Jam goca që thyen kockat”, akrobatja 17-vjeçare: Më thonë a ke hequr brinjët!

Enxhi Bardhi, vetëm 17 vjeç, është një akrobate e talentuar që po spikat me përkushtimin dhe disiplinën e saj në ushtrime dinamike. Ajo synon ta...
17:35 | 29/04/2026

Alarmi shëndetësor i studimit: Fibroza e mëlçisë prek në heshtje mijëra evropianë

Rreth një në 60 të rritur mbi moshën 40 vjeç mund të kenë fibrozë të mëlçisë të padiagnostikuar, sipas një studimi të ri evropian të...
08:21 | 21/04/2026