Greqia përshpejton hapat për pavarësim nga gazi rus
Greqia do të përshpejtojë projektet e eksplorimit të gazit në bashkëpunim me investitorët privatë. Në përpjekje për t’u larguar nga varësia ruse kryeministri grek u shpreh se synohet që shteti fqinj të kthehet një qendër energjie në Evropë.
Pushtimi rus i Ukrainës dhe frika për furnizimin me gaz në Evropë kanë shkaktuar një rritje të çmimeve, duke detyruar Bashkimin Evropian të kërkojë mënyra për të reduktuar varësinë nga gazi rus me dy të tretat këtë vit dhe për t’i dhënë fund plotësisht deri në vitin 2027.
“Ne të gjithë në Evropë dhe Greqi e kuptojmë në mënyrë dramatike se po përjetojmë fundin e një epoke dhe fillimin e një epoke te re. Tani po kuptojmë rëndësinë e autonomisë, sigurisë energjetike dhe hapave që duhet të ndërmerren më shpejtë”, Kryeministri i Greqisë Kiriakos Mitsotakis
Gjatë një mbledhjeje në komisionin e hidrokarbureve, kreu i qeverisë u shpreh se do të kërkohet për çdo lloj opsioni.
“Reduktimi i varësisë sonë nga gazi rus dhe kërkimi i zgjidhjeve alternative për lëndët djegëse fosile, si gazi natyror, i cili do të garantojë nga njëra anë energji të mjaftueshme energjie dhe nga ana tjetër çmime të qëndrueshme, janë tanimë një rrugë njëkahëshe”, tha Mitsotakis.
Greqia, e cila mbulon rreth 40% të nevojave të saj vjetore për energji me gaz rus, ka prodhuar sasi të vogla nafte në të kaluarën dhe është përpjekur të eksplorojë potencialin e saj hidrokarbur. Por çmimet e ulëta të naftës së papërpunuar në vitet e mëparshme, një zhvendosje në energjinë e gjelbër dhe mungesa e vullnetit politik kanë bllokuar planet e saj të kërkimit.
Deri në vitin 2023 Greqia synon të ketë një ide të qartë nëse ka rezerva gazi që mund të përdorë, ndërsa indikacionet e rezervave të mundshme të gazit deri më tani e bëjnë qeverinë optimiste.
LEXONI GJITHASHTU:
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni