Qëllimet tona në Ukrainë janë fisnike, thotë Putin
Presidenti rus Vladimir Putin ka thënë se pushtimi i tij në Ukrainë do të arrijë ato që ai i quajti ‘qëllime fisnike’.
Duke folur së bashku me liderin bjellorus, Aleksander Lukashenko, Putin tha se një përplasje me Ukrainën ishte bërë e pashmangshme, raporton BBC.
Putin u shpreh se nuk i kishte mbetur zgjidhje tjetër veçse të niste pushtimin në një përpjekje për të mbrojtur rajonin rusishtfolës të Donbasit.
OKB thotë se 10 milionë njerëz janë larguar nga shtëpitë e tyre që nga fillimi i pushtimit.
Por gjatë një daljeje publike me rastin e 61-vjetorit të Yuri Gagarin që u bë njeriu i parë në hapësirë, Putin këmbënguli se forcat e tij po ndihmojnë njerëzit e shtypur në rajonet separatiste të Ukrainës.
“Nga njëra anë ne po ndihmojmë dhe po shpëtojmë njerëzit, dhe nga ana tjetër thjesht po marrim masa për të garantuar sigurinë e vetë Rusisë”, këmbënguli 69-vjeçari.
“Është e qartë se ne nuk kishim zgjidhje. Ishte vendimi i duhur”, tha ai, duke shtuar se “qëllimet janë krejtësisht të qarta, ato janë fisnike”.
LEXONI GJITHASHTU:
Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit
Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës
Tragjedi në Portugali, vogëlushja humb jetën pasi u harrua për tetë orë në autobusin e shkollës
- 22:30 Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente
- 22:19 Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
- 22:06 Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
- 21:27 Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun
- 20:49 Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit
- 20:38 Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës