Legalizimi i kanabisit ofertë elektorale e Ramës, pretendon gazetari
Në një vend si Shqipëria ku ligji nuk sundon, nuk ndëshkon dhe nuk vendos rregull, nuk ka asnjë garanci se nisma për kultivimin e kontrolluar të kanabisit për arsye shëndetësore do të funksionojë.
Kështu u shpreh gazetari Basir Çollaku në emisionin ‘Now’ në Euronews Albania teksa e cilësoi nismën një ofertë elektorale të kryeministrit Edi Rama 1 vit para zgjedhjeve të radhës.
“Të dhënat flasin për një rritje të kultivimit të hashashit. Shqipëria nuk ka dalë nga harta e kultivimit të hashashit. Organizatat kriminale shqiptare kanë një peshë të rritur ne kupolën e shtetit. Sipas antimafies italiane dhe të gjitha raporteve thonë që organizatat kriminale i kanë njerëzit në polici dhe në qeveri”, tha Çollaku.
Sipas tij, Shqipëria nuk ka as nevojë, as treg, dhe as brand për kanabisin mjekësor dhe e vetmja arsye për legalizimin e tij është për pastrimin e ‘parave të krimit, njësoj si amnistia fiskale dhe kazinotë’.
”Ne nuk kemi nevojë për këtë gjë, nuk është arsye medicinale, është për të pastruar para. ne nuk kemi treg për këtë gjë, nuk e kemi brendin. Kompanitë nuk shkojnë në vende ku nuk sundon ligji, njerëzit e interesuar janë grupe kriminale që sot janë formalizuar në biznes”, tha Çollaku.
LEXONI GJITHASHTU:
Bushati: Legalizimi i kanabisit rrezikon mbrojtjen ligjore të kriminelëve
Legalizimi i kanabisit për qëllime mjekësore një ide pozitive, thotë mjeku
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
“Rrezik përçarje nëse duan të ulen të gjithë te vendi i shoferit” Kikia heq paralele me protestën
Alibeaj vjen nga protesta drejt e në studio: Protestuesit shkundën letargjinë politike të 35 viteve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta