Presidenti gjerman thotë se oferta e tij për të vizituar Kievin u refuzua

12 Prill 2022 | 22:12

Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier tha të martën se ai kishte kërkuar të zhvillonte një vizitë në Ukrainë me liderët baltikë, por oferta e tij ishte refuzuar nga Kievi, raporton CNN.

Steinmeier tha se presidenti polak Andrzej Duda i kishte sugjeruar të udhëtonin në kryeqytetin ukrainas së bashku me krerët e shteteve baltike të Lituanisë, Letonisë dhe Estonisë për të “dërguar një sinjal të fortë të solidaritetit të përbashkët evropian me Ukrainën”.

“Unë isha gati, por me sa duket kjo nuk ishte ajo që donte Kievi”, tha Steinmeier për mediat teksa vizitonte Varshavën.

Presidenti gjerman njihet për marrëdhënie të ngushta me Rusinë në rolet e tij të mëparshme politike. Ukraina ka qenë më parë kritike ndaj Steinmeier për lidhjet e tij me Rusinë dhe rolin kryesor që ai luajti si ish-ministër i Jashtëm në përmirësimin e marrëdhënieve me udhëheqësin rus Vladimir Putin.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit

Më shumë se 65 mijë persona janë evakuuar në Spanjë dhe Francë, ndërsa zjarret e mëdha vijojnë të përhapen, duke shkatërruar mijëra hektarë pyje dhe...
20:49 | 24/07/2026

Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, reagoi ashpër përmes një postimi në platformën Truth Social, duke akuzuar Bashkimin Evropian se po shënjestron padrejtësisht kompanitë...
20:38 | 24/07/2026

Tragjedi në Portugali, vogëlushja humb jetën pasi u harrua për tetë orë në autobusin e shkollës

Një ngjarje tragjike ka tronditur Portugalinë, ku një vajzë 18-muajshe ka humbur jetën pasi dyshohet se ka qëndruar për rreth tetë orë brenda një autobusi...
20:17 | 24/07/2026