‘S’kemi armë dhe ushqim’, historia e britanikut që do u dorëzohet rusëve

13 Prill 2022 | 13:25

Britaniku Aiden Askin, i cili ndodhet në Ukrainë që prej vitit 2018 ka njoftuar familjarët e tij se do t’i dorëzohet forcave ruse.

Ai jeton në Mariuopol dhe që prej fillimit të luftës nuk është larguar nga qyteti.

Nëna e tij tregon se djali i saj i ka lajmëruar duke u thënë se nuk kishte zgjidhje tjetër.

“Më telefonoi dhe më tha se nuk kanë më armë për të luftuar. Unë e dua djalin tim, ai është heroi im. Ata e futën djalin tim në një luftë djalli”, shprehet nëna e tij.

Zonja Wood tha se djali i saj, një ish-punonjës i kujdesit shëndetësor,  më parë luftoi me njësitë e armatosura në Siri kundër të ashtuquajturit Shteti Islamik.

Ajo i bëri thirrje qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar që të ofrojë më shumë mbështetje për Ukrainën.

“Boris Johnson duhet të rrëzojë Vladimir Putinin”, tha Wood.

Brennan Philips, një mik i Aslin, i cili kishte komunikuar në telefon me Askin, tha se ai dukej “i fortë dhe me humor të mirë”.

“Ai më telefonoi dhe më tha nuk kemi ushqim, nuk kemi furnizime, nuk kemi municione, ne jemi plotësisht të rrethuar, duhet të dorëzohemi. Aiden ishte shumë i vetëdijshëm për atë që po ndodhte, shumë i qetë”, tregoi miku i tij.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026