Bordi i Transparencës vendos rritjen e çmimit të naftës

13 Prill 2022 | 13:52

Në mbledhjen e zhvilluar ditën e sotme, Bordi i Transparencës ka vendosur rritjen e çmimeve të naftës dhe benzinës.

Një litër naftë me pakicë do të tregtohet me 226 lekë për litër, nga 219 lekë për litër që ishte deri tani.

Benzina do të tregtohet me 209 lekë për litër, ndërsa çmimi i gazit ka mbetur i pandryshuar në 115 lekë për litër.

Vendimi hyn në fuqi nga sot dhe sipas Bordit vjen nga reflektimi në ndryshimin e çmimeve në tregjet ndërkombëtare.

Rritja e çmimeve të karburanteve shkaktoi pakënaqësi të mëdha të qytetarët, çka solli protesta të njëpasnjëshme prej tyre.

Kjo detyroi qeverinë që në fillim të muajit mars, të krijonte Bordin e Transparencës, në mënyrë që të kishte një kontroll mbi çmimet dhe të ulte abuzimet e tregtarëve.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026