Bashkimi Europian 1,6 miliardë dollarë armë për Ukrainën
Bashkimi Evropian miratoi të mërkurën 543 milionë dollarë të tjera ndihmë ushtarake për Ukrainën. Në total, BE-ja ka ndarë 1.63 miliardë dollarë ndihmë për të ndihmuar vendin të mbrohet kundër forcave ruse, raporton CNN.
Paketa e re do të financojë sigurimin e pajisjeve dhe furnizimeve për Forcat e Armatosura të Ukrainës, të cilat përfshijnë pajisje mbrojtëse personale, pajisje të ndihmës së parë dhe karburant, si dhe pajisje ushtarake për qëllime mbrojtëse”, tha Këshilli Evropian në një deklaratë.
“Ndërsa Rusia përgatitet për një ofensivë në lindje të Ukrainës, është me rëndësi që ne të vazhdojmë të shtojmë mbështetjen tonë ushtarake për Ukrainën për të mbrojtur territorin dhe popullsinë e saj dhe për të parandaluar vuajtjet e mëtejshme”, tha Josep Borrell, shefi i politikës së jashtme të BE-së në një deklaratë.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor