Rusia ‘përdori bombë të ndaluar’ në vrasjen e 50 civilëve në Ukrainë
Një investigim i kryer nga BBC ka zbuluar prova të qarta se një bombë e ndaluar në shumë vende nga një ligj ndërkombëtar, është përdorur në sulmin në stacionin e trenit në Kramtorsk të Ukrainës.
Kjo bombë shpërthen dhe shpërndahet në një zonë me rreze të gjerë. Nga shpërthimi i saj humbën jetën 50 persona që ishin mbledhur në stacion në përpjekje për t’u larguar në lindje të vendit më 9 prill.
Gazetarët e BBC që kanë vizituar stacionin e trenit pas sulmit gjetën pjesë që dëshmojnë përdorimin e bombës thërrmuese.
Reporterëve të ‘Uashington Post’ – që shkuan në vendin e ngjarjes pak pas sulmit, – u thënë dëshmitarët se pas shpërthimit të parë, kanë dëgjuar katër deri në pesë plasje të mëpasshme.
Mbetje të raketës së periudhës sovjetike Tochka-U u gjetën pranë stacionit të trenit pas sulmit.
Ka të dhëna se Rusia ka përdorur edhe më parë këtë lloj bombe në konfliktin aktual, megjithëse edhe Ukraina ka në arsenalin e saj bombë të tilla.
Përdorimi i kësaj bombe është ndaluar gjerësisht për shkak se kritikave grupeve për mbrojtjen e të drejtave të njeriut për shkak të dëmeve që mund të shkaktojë.
Këto bomba mund të shpërndajnë deri në 50 bomba të vogla në një rreze deri në 400 metra me një potencial të lartë të shkaktimit të viktimave në popullatën civile.
Më shumë se 120 vende kanë rënë dakord me një traktat që ndalon përdorimin e kësaj arme, por në listë nuk bëjnë pjesë Rusia dhe Ukraina.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta