Ristani për Bardhin dhe Alibeajn: Emërojnë njëri-tjetrin në detyra që s’i kanë

13 Prill 2022 | 18:45

Arben Ristani deklaroi se Gazment Bardhi dhe Enkelejd Alibeaj kanë probleme me sjelljen duke qenë se janë vetëshpallur në poste drejtuese.

Ai tha për “SOT” në Euronews Albania se asnjë prej tyre nuk mund të marrë vendime sepse janë të shkarkuar nga vendimi i Kuvendit të Partisë Demokratike.

“Kryetar i komanduar nuk mund të jetë sepse Komisioni i Rithemelimit e ka shkarkuar. Që të jetë i komanduar duhet ta komandojë Këshilli Kombëtar. Kush e komandoi? Sekretari i përgjithshëm,” – u shpreh me të qeshura Ristani.

Duke qenë se në Gjykatë është dërguar një ankim kundër vendimit që gjykata mori më 25 mars duke legjitimuar Kuvendin e PD-së të organizuar nga Komisioni i Rithemelimit më 11 dhjetor, Ristani sqaroi se duhet të presim deri kur të pranohet duke qenë se ankimi i tyre nuk ka legjitimitet.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

‘1 milion euro xhiro në ditë’, gazetari: Vis Martinaj fitime kolosale me bastet

Gazetari Ferdinand Dervishi tha se Ervis Martinaj kishte lidhje me elementë të botë së krimit në të gjithë Shqipërinë për shkak të biznesit të tij...
19:54 | 30/09/2022

Kush po publikon fotot e Vis Martinajt, gazetari: Jemi në fazën e mitizimit

Disa foto të panjohura të Ervis Martinajt janë duke qarkulluar në rrjet, duke shtuar misterin rreth zhdukjes së mbretit të lojërave të fatit. Gazetari Ferdinand...
19:31 | 30/09/2022

Balluku: Heqja e fashës 800 kwh për tetorin, falë qytetarëve

Është marrë një vendim në fillim të muajit shtator sa i përket vendosjes së fashës 800 kwh dhe e kemi argumentuar këtë vendim. Nuk ka...
18:52 | 30/09/2022