Gjyqi i sulmeve në Paris, i pandehuri u kërkon falje viktimave
I pandehuri kryesor në gjyqin për sulmet terroriste në Paris u ka kërkuar falje familjeve të viktimave.
Salah Abdeslam është në gjyq, së bashku me 13 të tjerë, për sulmet e nëntorit të vitit 2015 në kryeqytetin francez ku u vranë 130 njerëz.
32-vjeçari dyshohet se ishte i vetmi i mbijetuar i të ashtuquajturës celulë terroriste e Shtetit Islamik që kreu sulmet.
Në ditën e fundit të dëshmisë së tij, Abdeslam kërkoi falje dhe shprehu ngushëllimet e tij për viktimat.
“Historia e 13 nëntorit është shkruar me gjakun e viktimave. Është historia e tyre dhe unë kam qenë pjesë. Ata janë të lidhur me mua dhe unë jam i lidhur me ta,” – tha ai me zërin që i dridhej në Gjykatë.
Abdeslam tha në gjyq se ai kishte për qëllim të shpërthente një rrip vetëvrasës natën e sulmeve, por ndryshoi mendje.
I pyetur nga avokati i tij mbrojtës nëse është penduar që nuk ka zbatuar planin e tij, ai i tha gjykatës: “Nuk jam penduar, nuk i kam vrarë ata njerëz dhe nuk kam vdekur”.
Gerard Chemla, një avokat për njëqind viktima, tha se as ai dhe as klientët e tij nuk ishin “të prekur” nga dëshmia e të pandehurit.
Sipas tij ai qau për miqtë e tij dhe për veten, jo për viktimat.
Në sulmin më të keq në tokën franceze që nga Lufta e Dytë Botërore, nëntë burra shënjestruan bare, restorante, sallën e koncerteve Bataclan dhe stadiumin Stade de France më 13 nëntor 2015. Të gjithë sulmuesit ose vranë veten ose u qëlluan për vdekje nga policia franceze.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet