Netanyahu para gjykatës, për çfarë akuzohet kryeministri i Izraelit?

24 Maj 2020 | 10:10

Nis gjyqi ndaj kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu i akuzuar për korrupsion, mashtrim dhe shkelje të besimit – akuza të cilat ai i mohon me forcë duke i cilësuar një gjueti shtrigash.

70-vjeçari ka refuzuar thirrjet e kundërshtarëve për të dhënë dorëheqjen.

Përballja në gjykatë vjen vetëm një javë pasi ai u betua përsëri në detyrë si kryetar i një qeverie të unitetit kombëtar.

Rivali i tij politik, Benny Gantz, ra dakord të ndajë pushtetin.

Drejtuesi i partisë së djathtë Likud është kryeministri me shërbimin më të gjatë në Izrael, ai ka qenë në pushtet që nga viti 2009.

Netanyahu është akuzuar për tre raste, të njohura si  çështja 1.000, 2,000 dhe 4,000:
• çëshjtja 1.000 – aakuzohet se ka marrë dhurata – kryesisht cigare dhe shishe shampanje – nga biznesmenë të fuqishëm në këmbim të favoreve
• çështja 2,000 – Netanyahu akuzohet se ka ofruar ndihmë për të përmirësuar qarkullimin e gazetës izraelite në këmbim të mbulimit pozitiv
• çështja 4,000 – kryeministri dhe ministri i komunikimit promovuan vendime të favorshme për gjigantin e telekomit Bezeq, në këmbim të lajmeve pozitive.

Si kryeministër, Netanyahu nuk ka asnjë detyrim ligjor të japë dorëheqjen dhe ai ka thënë se beteja e tij në gjykatë nuk do të ndikojë në detyrën e tij.

Sipas marrëveshjes për ndarjen e pushtetit me Benny Gantz, u krijua një rol i ri i “kryeministrit alternativ”, që do të thotë kur të dy liderët ndërrojnë pozicionet në 18 muaj.

Netanyahu do të jetë akoma në zyrën kryeministrore dhe do të qëndrojë si Zëvendës i Gantz.

Gjashtë vite më parë ish-kryeministri, Ehud Olmert, u tërhoq si drejtues i partisë kur ishte nën hetim për korrupsion në vitin 2008, por teknikisht mbeti kryeministër deri në zgjedhjet ardhshme. Ai u shpall fajtor për korrupsion dhe u dënua me  16 muaj burg.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026