Djegia e Kuranit nga partia e djathtë ekstreme shkakton trazira në Suedi

17 Prill 2022 | 09:49

Suedia jugore ka kaluar një tjetër natë me trazira të shtunën për shkak të planeve të partisë anti-islamike për të djegur Kuranin.

Rreth 100 të rinj kanë hedhur gurë dhe djegur makina pasi autoritet ndryshuan vendin e organizimit të një proteste nga partia Stram Kurs.

Protesta ishte parashikuar të mbahej në Landskrona, por policia e ka zhvendosur afër Malmos, shkruan ‘The Guardian’.

Policia thotë se nuk do të revokojë lejen për të mbajtur demonstratë për shkak të nivelit të lartë të lirisë së shprehjes.

Që prej të enjtes, ka pasur përplasje në qytete si Stokholm dhe vende të tjera ku partia Stram Kurs ka planifikuar apo ka mbajtur demonstratë.

Të  premten, pati përleshje mes demonstrueseve dhe një grupi anti protestë në Orebro, ku mbetën 12 persona të plagosur.

Gjatë përleshjeve pati skena kaotike me makina policie në flakë dhe protestues që godisnin policët me gurë.

Mes të lënduarve ishte dhe kreu i partisë së djathtë ekstreme, Rasmus Paludan.

Ai është danez me profesion avokat, i cili gjithashtu mban edhe nënshtetësi suedeze.

Paludan ka krijuar partinë Stram Kurs ose Linja e Fortë në 2017, parti kundër emigrantëve dhe anti-islamike.

Paludan deri tani ka djegur disa kopje të librit të shenjtë të Islamit, Kuranin, në disa zona me popullsi myslimane në Suedi.

Në shtator 2020, Paludanit iu ndalua hyrja në Suedi për dy vite. Në tetor të po atij viti, Gjermania gjithashtu i ndaloi hyrjen në territorin e saj pasi kishte bërë me dije planin për të mbajtur demonstrata provokative në Berlin.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026