Marine Le Pen: Do të angazhohem për bashkëpunim me Rusinë
Kandidatja e ekstremit të djathtë për presidente në Francë, Marine Le Pen tha se nëse do të zgjidhej në krye të shtetit, do të angazhohej për bashkëpunim me Rusinë pas përfundimit të luftës në Ukrainë.
Sipas Le Pen, një afrim me Rusinë do të bënte që Moska të mos krijonte një aleancë me Pekinin, shkruan Politico.
“Imagjinoni sikur Rusia të ketë një aleancë me Kinën, kjo do të sillte formimin e fuqisë ushtarake më të madhe në botë”, tha ajo.
53-vjeçarja, e cila do të përballet në raundin e dytë me presidentin aktual Emanuel Makron më 24 prill, u shpreh se mbështet sovranitetin kombëtar të Ukrainës.
Megjithatë, Le Pen ka qenë një admiruese e presidentit rus Vladimir Putin.
Partia e saj Rally National, ka pasur lidhje me Rusinë. Në vitet 2014-2015, kjo parti mori 11 milionë euro financime nga Rusia, sipas gazetës investigative franceze Mediapart.
LEXONI GJITHASHTU
Witkoff dhe Kushner takohen me ekspertë bërthamorë në laboratorin kombëtar ‘Oak Ridge’
OKB-ja fajëson dezinformimin online për protestat jashtë zyrave të saj në Libi
Presidenti i Libanit akuzon Iranin: Po na përdor si mjet tregtie me SHBA-në
- 22:32 Starmer sulmon FIFA-n: Po bën biznes të fëlliqur në kurriz të shëndetit të tifozëve!
- 22:26 Witkoff dhe Kushner takohen me ekspertë bërthamorë në laboratorin kombëtar ‘Oak Ridge’
- 22:08 Aksident i rëndë në Novoselë, humb jetën një person
- 22:01 OKB-ja fajëson dezinformimin online për protestat jashtë zyrave të saj në Libi
- 21:51 Mesfushori i Gjermanisë, Lennart Karl dëmtohet në stërvitje. Mund të humbasë Kupën e Botës
- 21:43 Ekstradohet nga Dubai grupi kriminal të kërkuar për narkotikë, pastrim parash dhe mashtrim kompjuterik