Aktori Ferra: Teatri i ri, investim për të cilin do të ndihemi krenar nesër

25 Maj 2020 | 07:54

Çështja e Teatrit Kombëtar vazhdon të jetë temë kryesore e aktualitetit ndërkohë që opinionet mbeten të ndara rreth asaj se çfarë ndodhi dhe çfarë duhet bërë për teatrin e ri, rikonstruksion, apo projekt modern.

Aktori Gerti Ferra tha për Euronews Albania se shembja e ndërtesës së teatrit përcolli tristhim për kujtimet e kaluara aty, por nga ana tjetër edhe mesazhin se gjërat po ndryshojnë.

“Ishte e trishtë të shihje shkatërrimin e ndërtesës, rrëzimin e fasadës së atyre ambienteve që i kemi jetuar sado pak secili nga ne, por përveç kësaj kishte dhe një mesazh, sepse më në fund diçka po ndryshon, sepse në ato mjedis nuk mund të jetohej më,” – tha aktori Ferra.

I pyetur rreth mundësisë për ta ndërtuar teatrin e ri në një vend tjetër, Ferra u përgjigj duke përmendur fjalë të aktorit të njohur Kadri Roshi, i cili nuk e donte zhvendosjen e teatrit.

“Është e thjeshtë, mund të shkonim edhe te Stacioni i Trenit, kudo, rëndomtë kemi dhe Turbinën, teatër i ri të investuar me 3 milionë euro, por kësaj tallavije që mund të shkoni ku të doni, kam qenë dhe do jem kundër sepse të gjithë teatrot janë në qendër të qytetit, por fati i keq i yni është se nuk kemi teatro të tjerë,” – këmbënguli Ferra, i cili u shpreh me sinqeritet se së jashtmi projekti i ri nuk i dukej ndonjë projekt i madh.

“Kam qenë shumë i interesuar të shoh se si po duan ta zhvillojnë projektin, me parametrat dhe kushtet, kjo me idenë që më në fund u dëgjuan artistët. Them se do jetë një investim, për të cilin do të ndihemi krenar nesër,” – tha aktori Ferra.

Prej 17 majit ndërtesa e Teatrit Kombëtar është shembur. Bashkia Tiranë ka ripreznatuar projektin modern të Bjarke Ingels, që nuk ruan asgjë nga teatri i vjetër.

Qeveria ka mbështetur idenë për ta ndërtuar atë me fonde publike, ndërkohë që aktivistët për mbrojtjen e teatrit kanë nisur protestat dhe mbledhjen e firmave për rindërtimin e tij ashtu siç ishte.

 

Lexoni gjithashtu:

16 mijë persona firmosin peticionin online “pro” rindërtimit të Teatrit Kombëtar

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026