Bordi i Twitter pritet të refuzojë ofertën e Elon Musk, thonë analistët
19 Prill 2022 |
12:21
Shumë investitorë, analistë dhe bankierë presin që Bordi i Drejtorëve të Twitter të refuzojë ofertën e Elon Musk për të blerë rrjetin social me një vlerë prej 43 miliardë dollarësh.
Bordi i Twitter aktualisht është duke vlerësuar ofertën dhe shumë investitorë dhe analistë thonë se refuzimi ka shumë mundësi që të ndodhë.
Aksionet e Twitter ranë të enjten pasi Musk zbuloi ofertën, të cilën tregu e konsideroi atë shumë të ulët.
Tre opsionet që mund të ndjekë Bordi i Twitter:
- Bordi i Twitter mund të vendosë të mos përfshihet në bisedimet e shitjes së aksioneve dhe në vend të kësaj t’i japë më shumë kohë Shefit të ri Ekzekutiv Parag Agrawal për të përmbushur objektivat operacionale të kompanisë.
- Bordi mund të përpiqet të negociojë me Musk për shumën.
- Kërkimi i ofertave nga palët e tjera. Bordi i Twitter mund të eksplorojë alternativa strategjike, të cilat do të përfshijnë kontaktimin e kompanive, firmave të kapitalit privat dhe kërkuesve të tjerë potencialë për të vlerësuar interesin e tyre në një marrëveshje.
LEXONI GJITHASHTU:
Lajme të Sugjeruara
Lavrov kritikon negociatat për Ukrainën: Pa progres, vazhdojmë të lëvizim në rrethe
Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov i ka quajtur bisedimet midis Moskës dhe Uashingtonit mbi luftën në Ukrainë një “rreth vicioz”, duke argumentuar se nuk...
Sulmi me dron në Kiev, shkon në katër numri i viktimave
Numri i të vdekurve në një industri ushqimore në rajonin e Kievit nga një sulm nga një dron rus sot, të premten, është rritur në...
Me 7 milionë fuçi naftë në bord, 4 cisterna iraniane kalojnë Ngushticën e Hormuzit pavarësisht bllokadës amerikane
Katër cisterna nafte me flamur iranian të ngarkuara me naftë bruto kaluan në Ngushticën e Hormuzit, një ngjarje e paprecedentë që nga mesi i prillit,...
- 10:33 Plagoset më armë zjarri një person në Tiranë, lëndohet vëllai i tij
- 10:28 Lavrov kritikon negociatat për Ukrainën: Pa progres, vazhdojmë të lëvizim në rrethe
- 10:08 Sulmi me dron në Kiev, shkon në katër numri i viktimave
- 10:05 Ambasada amerikane: SHBA po detyrohet ta rishqyrtojë rolin e vet në Bosnje
- 09:54 Nisin homazhet për policin e vrarë në krye të detyrës, 34-vjeçari do prehet në vendlindje. Kolegët në lot (VIDEO)
- 09:53 Aksidenti me vdekje në aksin Kardhiq-Delvinë, identifikohen të plagosurit dhe viktima (EMRAT)