Plagoset më armë zjarri një person në Tiranë, lëndohet vëllai i tij
Dy vëllezër nga Laçi kanë mbetur të plagosur pas një ngjarjeje të ndodhur pranë një subjekti në rrugën “Faik Konica”.
Sipas informacionit paraprak, rreth orës 03:00, janë paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi Klisman Rrapushi (Lepuri) banues në Laç, i cili kishte marrë një plagë në këmbë që dyshohet se është shkaktuar nga armë zjarri, si dhe vëllai i tij, Klaudio Gega (Lepuri), i dëmtuar në këmbë si pasojë e një ndrydhjeje.
Burime zyrtare bëjnë me dije se të dy të dëmtuarit ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ata kanë deklaruar para hetuesve se janë sulmuar nga disa persona të paidentifikuar në ambientet e jashtme të një subjekti në rrugën “Faik Konica”.
Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ka nisur veprimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe dokumentimin e rrethanave që çuan në incident.
Video e dhunës ndaj adoleshentes, ekspertët ngrenë alarmin për bullizmin
Princ Leka bëhet me djalë, trashëgimtari i ri merr emrin Aleksandër
Artan Hoxha komenton protestën: Duhet një plan konkret, ndryshe…
- 17:26 Video e dhunës ndaj adoleshentes, ekspertët ngrenë alarmin për bullizmin
- 17:19 Trump zbulon dosjen e re të UFO-ve: Si objekti me 8 cepa u ul mbi bazën bërthamore
- 16:48 Princ Leka bëhet me djalë, trashëgimtari i ri merr emrin Aleksandër
- 16:40 Shqiptarët mbajnë 1.8 trilionë lekë kursime në banka, 10 depozituesit më të mëdhenj zotërojnë 7.5% të tyre
- 16:35 Bankat shtojnë kreditë për banesa, pasuritë e paluajtshme zënë 52% të huave
- 16:05 Debati fiskal i shekullit: California do të votojë për taksë 5% mbi miliarderët