Princ Leka bëhet me djalë, trashëgimtari i ri merr emrin Aleksandër
Familja Mbretërore Shqiptare është shtuar me një anëtar të ri. Ka ardhur në jetë Princi Aleksandër, djali i Princ Lekës dhe Princeshës Blerta.
Lajmi u bë publik përmes një postimi në rrjetet sociale nga Erion Teli, ish-drejtor i Komunikimit i Familjes Mbretërore Shqiptare, i cili ndau emocionet për lindjen e princit dhe uroi çiftin mbretëror për ardhjen në jetë të djalit të tyre.
Në mesazhin e tij, Teli e cilësoi këtë si “një nga ato ditë që fjalët nuk mjaftojnë për të përshkruar gëzimin”, ndërsa falënderoi Princeshën Blerta për, siç shprehet ai, përkushtimin dhe afërsinë e treguar ndaj mbështetësve të Familjes Mbretërore.
Postimi përfundon me urimin: “Mirë se erdhe në jetë, Lartësia e Tij Mbretërore, Princ Aleksandër! Zoti e bekoftë Familjen Mbretërore Shqiptare.”
Deri më tani nuk ka pasur një njoftim zyrtar nga Familja Mbretërore Shqiptare me detaje të mëtejshme mbi lindjen e Princit Aleksandër.
Rikonstruktohet aksi Qafë Qelë–Koman, përmirësohet rruga drejt një prej zonave turistike në veri
Video e dhunës ndaj adoleshentes, ekspertët ngrenë alarmin për bullizmin
Artan Hoxha komenton protestën: Duhet një plan konkret, ndryshe…
- 17:39 Takimi Kurti-Hamza përfundon pa rezultat konkret, vijojnë negociatat për institucionet e reja në Kosovë
- 17:31 Rikonstruktohet aksi Qafë Qelë–Koman, përmirësohet rruga drejt një prej zonave turistike në veri
- 17:26 Video e dhunës ndaj adoleshentes, ekspertët ngrenë alarmin për bullizmin
- 17:19 Trump zbulon dosjen e re të UFO-ve: Si objekti me 8 cepa u ul mbi bazën bërthamore
- 16:40 Shqiptarët mbajnë 1.8 trilionë lekë kursime në banka, 10 depozituesit më të mëdhenj zotërojnë 7.5% të tyre
- 16:35 Bankat shtojnë kreditë për banesa, pasuritë e paluajtshme zënë 52% të huave