Vetingu në Kosovë, Albin Kurti angazhon ekspertët për skenarët
Vetingu në sistemin e drejtësisë cilësohet i pashmangshëm në Kosovë. Ky proces po konsiderohet si i domosdoshëm dhe esencial për pastrimin e sistemit të drejtësisë dhe kapjen e shtetit nga elemente te krimit.
Ekspertët e angazhuar nga Qeveria Kurti për krijimin e drafteve dhe skenarëve për procesin e vetingut do të japin propozimet e para në muajin qershor. Ndërkohë, ministrja në detyrë e Drejtësisë në Kosovë, Albulena Haxhiu deklaron se vetingu nuk do të jetë hakmarrje ndaj askujt.
Ndërkohë, Ministrja në detyrë e Drejtësisë në Kosovë, Albulena Haxhiu deklaron se vetingu nuk do të jetë hakmarrje ndaj askujt.
“Në fund të qershorit vetëm na sjellin një draft të parë sa i përket çështjes së vetingut. Ky është një proces i rëndësishëm… procesi i vetingut nuk është hakmarrje për askënd, i njëjti ka për qëllim të kthej besimin e qytetarëve në institucionet e drejtësisë. I njëjti do të fokusohet të paktën tri elemente. Një integriteti moral, gjithë ne zyrtarët publik, përfshirë këtu edhe gjyqtarët dhe prokurorët e kanë obligim që gjatë punës së tyre të kenë integritet moral. Po ashtu, profesional dhe verifikim të pasurisë së tyre. Prandaj nuk e di se pse disa në sistem po iu pengon dikujt, sepse është interes nacional”, është shprehur znj. Haxhiu.
Ndërsa, eksperti për çështjet e drejtësisë, Ehat Miftaraj tha në Euronews Albania se procesi i vetingut është mënyra më e mirë për të luftuar korrupsionin. Për të, modeli i vetingut në Shqipëri duhet të shmanget, pasi në këtë mënyrë sistemi i drejtësisë do të shkontë në kolaps.
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut