Aktivistja e njohur serbe: Ndarja e Kosovës është strategji e Vuçiçit
Ndarja e Kosovës është e vetmja mundësi që Beogradi e ka mbajtur në tryezë për më shumë se tre dekada, thotë Sonja Biserko, aktiviste serbe për të drejtat e njeriut dhe ish-presidente e Komitetit të Helsinkit, duke komentuar për “Danas” një deklaratë të fundit të presidentit serb për mënyrën se si ai dëgjoi për ndarjen ose shkëmbimin e territoreve Kosovë-Serbi.
Sonja Biserko thotë se marrëveshja e Brukselit ka ngecur në momentin kur është arritur interpretimi në lidhje me asociacionin e komunave serbe. “Vuçiç deklaroi në qershor të vitit të kaluar: “Unë jam për demarkacionin dhe nuk kam turp për këtë, por serbët janë kundër tij dhe unë e kuptova mesazhin e njerëzve”. Ne nuk jemi të gatshëm ta dëgjojmë të vërtetën për Kosovën, edhe kur të gjithë e dinë atë. Njerëzit nuk do ta pranojnë këtë sepse prek emocionet e tyre.
Një plan për ndarjen e Kosovës po qarkullon në rrjete të ndryshme sociale. Burime nga Uashingtoni pohojnë se ndarja u diskutua gjithashtu gjatë vizitës së Thaçit dhe Vuçiç në Uashington në shkurt të këtij viti. Muajt e ardhshëm do të jenë thelbësor nëse plani do të ketë sukses apo jo. Shumë varet nga mënyra se si do të vendosë BE-ja, përkatësisht Gjermania dhe Franca”, thotë Biserko.
Dushan Janjiç, drejtori i Forumit për Marrëdhënie Etnike, thotë se Vuçiç ka mbrojtur idenë e shkëmbimit të territoreve gjatë 2017 dhe 2018, por nuk ishte mjaftueshëm i qartë. “Herë fliste për korrigjim kufijsh, e herë thoshte se nuk duhet që të gjithë të fitojnë të gjitha, e Serbia asgjë”, ka thënë Janjiç. Sipas tij, kjo deklaratë e Vuçiç është padyshim një përgatitje për një raund të ri bisedimesh politike për Kosovën me emisarin e presidentit amerikan Richard Grenell. “Kishim vetëm të ashtuquajtura bisedime politike dhe ekonomike. Por një raund i ri bisedimesh me Lajçak dhe BE po afron qartë. Pritja është më e rrezikshmja. Dhe nuk besoj se Vuçiç po pret diçka”, tha Janjiç.
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës