Suedia dhe Finlanda shumë pranë anëtarësimit në NATO
Suedia dhe Finlanda janë një hap larg anëtarësimit nw NATO-s dhe nëse miratohet, statusi i neutralitetit të tyre do marrë fund duke hapur një kapitull të ri në zgjerimin e aleancës drejt lindjes.
Lëvizjet e fundit vijnë pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia, e cila ndryshoi ekuilibrin e fuqive të kontinentit.
Kryeministrja suedeze, Magdalena Andersson tha se duhet të mendojmë për më të mirën e Suedisë për sigurinë dhe paqen në situatën e re në të cilën ndodhen.
“Ne duhet të mendojmë vërtet se çfarë është më e mira për Suedinë, sigurinë tonë dhe paqen tonë në këtë situatë të re”, tha kryeministrja suedeze Magdalena Andersson.
Homologia e saj finlandeze, Sanna Marin, tha se ndryshimi në aspektin e sigurisë është një analizë shumë e nevojshme për sa i përket sigurimit dhe paqes së Finlandës.
“Ndryshimi në peizazhin e sigurisë e bën të nevojshme analizimin se si ne sigurojmë më së miri paqen për Finlandën dhe në rajonin tonë në të ardhmen”, tha Marin.
Aleanca Atlantike është bazuar në një “politikë të dyerve të hapura”, por ka kritere strikte që kandidatët duhet të plotësojnë për t’u bërë.
LEXONI GJITHASHTU:
Konflikt mes dy personave në Korçë, plagoset me sëpatë njëri prej tyre
19-vjeçari rrezikoi të mbytej në Plazhin e Vjetër, dyshohet se pësoi atak kardiak
Protesta para Parlamentit, Prokuroria kërkon “arrest me burg” për 2 të arrestuar, 1 arrest shtëpie, 18 “detyrim paraqitje”
- 14:14 Shuhet zjarri në malin e Shëngjinit pas 24 orësh, arrestohet 57-vjeçari
- 13:56 Trump, bisedë telefonike me Putin dhe Zelenskyn; diskutohet fundi i luftës
- 13:52 Thirrjet në varrimin e Khamenei: Të vrasim Trump! Vdekje Amerikës!
- 13:41 Konflikt mes dy personave në Korçë, plagoset me sëpatë njëri prej tyre
- 13:28 19-vjeçari rrezikoi të mbytej në Plazhin e Vjetër, dyshohet se pësoi atak kardiak
- 13:13 Protesta para Parlamentit, Prokuroria kërkon “arrest me burg” për 2 të arrestuar, 1 arrest shtëpie, 18 “detyrim paraqitje”