“Njerëzit të mos trajtohen si bagëti”, ish-ministri i Shëndetësisë kritika qeverisë: Po abuzohet me pushtetin
Ish-ministri i Shëndetësisë, Leonard Solis, tha në “Ilva Now” se Shqipëria e ka përballuar me sukses pandeminë e COVID-19 në aspektin shëndetësor.
“Kemi një anë shëndetësore dhe një ekonomike. E përballuam me kosto të lartë, por fatmirësisht nga ana shëndetësore ishte një nga skenarët më të mirë të mundshëm. Në të gjitha vendet e Evropës Lindore u dhanë lajme të mira. Është një pamje shumë e mirë nga ana shëndetësore. Sa i përket ekonomisë është dramatike, sepse ndodhi pas dy tërmeteve dhe kjo e rrënoi gjendjen ekonomike tonën. Ky ishte një dëm i shtrirë në mënyrë kapilare”, tha ai.
Mjeku i njohur u tregua kritik për qeverinë e drejtuar nga kryeministri Edi Rama. Ai theksoi se me masat e aplikuara nga qeveria ka pasur shumë abuzime.
“Sa i përket masave, në fillim masat ishin ato që duheshin dhe ishin obligative. Ishin të detyrueshme, sepse frika ishte shumë e madhe. Më duket se qeveria dhe kryeministri po e ekzagjeron. Secili është i interesuar për të ardhmen e vet. Nuk kemi të bëjmë me bagëti, por kemi të bëjmë me njerëz. Jo më pjesa policore, por secili të marrë masat e duhura. Ky është një abuzim me pushtetin. Që do bëhen hapa të kujdesshëm duhet të bëhen hapa. Populli duhet të dëgjohet dhe jo të trajtohet si bagëti. Janë dhënë urdhra shumë absurde, sepse shpeshherë kanë qenë kontradiktore. Populli është ndërgjegjësuar, hapat duhet të jenë të kujdesshëm, dhe iu duhet lënë më shumë fjala profesionistëve”, shtoi ai.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë