Enkelejda Hoxha rrëfen ditën e arrestimit në Gjykatën e Krujës

20 Prill 2022 | 18:16

Ish-gjyqtarja e Krujës, Enkelejda Hoxha ka treguar momentet e para të arrestimit, ndodhur mëngjesin e 11 shkurtit të vitit 2021.

Në një rrëfim ekskluziv për emisionin “SOT” në “Euronews Albania”, Hoxha u shpreh se rreth orës 09:00, tre oficerë policie i kanë shkuar në zyrën e saj, ku i kanë thënë se kishin një urdhër kontrolli dhe vendim të masës së sigurimit “arrest me burg”.

“Nisi kontrolli, zyra, sirtarët, dosjet, çdo gjë. Çanta, portofoli, kontrolli fizik dhe më pas oficeri më tha se ky kontroll bëhet me një vendim të Gjykatë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhënë ndaj teje në mungesë. Njëkohësisht i kërkova oficerit që ishte prezent që brenda rregullave kontrolli i banesës sime, sepse mu bë me dije që do të kishte edhe një kontroll të banesës sime të bëhen në prezencën time”, tha Hoxha.

Arrestimi i saj ka ndodhur pas akuzave se ajo ka liruar nga burgu persona me të shkuar kriminale. Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) e ka dënuar Hoxhën me 3 vite burg dhe për shkak të gjykimit të shkurtuar, do të kryejë 2 vite burg.

Ish-gjyqtarja ndodhet në paraburgim dhe çështjen e saj e ka dërguar në apelin e GJKKO.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

‘1 milion euro xhiro në ditë’, gazetari: Vis Martinaj fitime kolosale me bastet

Gazetari Ferdinand Dervishi tha se Ervis Martinaj kishte lidhje me elementë të botë së krimit në të gjithë Shqipërinë për shkak të biznesit të tij...
19:54 | 30/09/2022

Kush po publikon fotot e Vis Martinajt, gazetari: Jemi në fazën e mitizimit

Disa foto të panjohura të Ervis Martinajt janë duke qarkulluar në rrjet, duke shtuar misterin rreth zhdukjes së mbretit të lojërave të fatit. Gazetari Ferdinand...
19:31 | 30/09/2022

Balluku: Heqja e fashës 800 kwh për tetorin, falë qytetarëve

Është marrë një vendim në fillim të muajit shtator sa i përket vendosjes së fashës 800 kwh dhe e kemi argumentuar këtë vendim. Nuk ka...
18:52 | 30/09/2022