Erinda Ballanca skeptike për drejtësinë: Është reformë e thellë, por e vështirë për t’u implementuar
Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca, ka komentuar në “Ilva Now” arsyet se pse institucioni që ajo drejton është “përjashtuar” nga roli i tij për kryerjen e monitorimit të vendimeve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.
Pikërisht, kjo çështje, është ngritur me shqetësim edhe nga vetë presidenti i Republikës, Ilir Meta. Ajo theksoi se KED-ja ka miratuar një rregullore të posaçme, e cila e përjashton pjesëmarrjen e Avokatit të Popullit, ndërsa kjo qasje shtoi ajo, ka pasur interpretime të ndryshme ligjore .
“Në përgjithësisht kemi marrë pjesë në mbledhje, por në një pjesë të mbledhjeve nuk lejohemi të marrim pjesë. Kjo rregullore është kontestuar dhe është pjesë e një procesi gjyqësor në Gjykatën Administrative. Si kushtetuta dhe ligji e njeh Avokatin e Popullit si i vetmi organ monitorues i KED-së. Kam qenë në mbledhje. Në një pjesë të procesit ne ndalohemi të marrim pjesë, pikërisht tek vendimet, që është gjëja me e rëndësishme. Vendimmarrjet e KED, do të bëhet në dhomë këshillimi me prezencën e anëtarëve të KED-së dhe pa prezencën e Avokatit të Popullit. Ne e kemi kundërshtuar vendimmarrjen”, tha ajo.
Zonja Ballanca nënvizoi se EURALIUS ka qenë kundër pretendimeve të Avokatit të Popullit, dhe ka mbështetur haptazi veprimin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.
“Misioni i EURALIUS ishte pro përjashtimit, sigurisht kjo ka qenë shkak i debateve jo të vogla që kam pasur me EURALIUS. Komisioni i Venecias qartësisht në një nga detyrat që la tha se kjo nuk është në frymë e kushtetutës dhe duhet të amendohet një rregullore, për të garantuar transparencën. Procesi është në Gjykatën Administrative. Besoj se tani është e qartë se qëndrimet tona kanë qenë të drejta dhe parimore dhe kjo ka qenë një fitore e madhe”, shtoi ajo.
E pyetur për vonesat e krijuara në ngritjen e institucioneve të drejtësisë si Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë, znj. Ballanca dha këto argumente: “Vonesat janë për shkak të parashikimeve ligjore. Unë nuk kam pasur ndonjë besim. Është një reformë e thellë, por shumë e vështirë për t’u implementuar dhe ka kaq mekanizma për t’u implementuar. Ka paqartësi në mekanizma. Për të zgjedhur anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, duhet të presim të vetohen, dhe më pas të zgjidhen, por procesi i vetimit zgjat 1.5 vjet. Procesi mesatarisht zgjat një vit, por ka pasur raste edhe dy vjet. Gjykata e Lartë pas një viti pune ka arritur të seleksionojë një pjesë të gjyqtarëve që vijnë nga jashtë sistemit. Duhet më shumë kapacitete në organet e vettingut, ky numër që është nuk e bëjnë dot. Ka kaluar më shumë se gjysma e mandatit të tyre, dhe ata nuk kanë vetuar gjysmën e gjyqtarëve”, tha ajo.
Ajo theksoi se për të shpejtuar procesin e vettingut duhet me çdo kusht të preket Kushtetuta.
“Për ta shpejtuar procesin e vettingut duhet të shtojmë komisionerët. Duhet ta prekim Kushtetutën, sepse nuk është ndonjë gjë e jashtëzakonshme. Përndryshe, ne do të vazhdojmë të jemi në një vetting të pafundëm, që afat i vettingut të jetë 5 vjet, ky është konsideruar si një afat i gjatë. Kjo nga ana tjetër prodhon mosfunksionim të sistemit, sepse numri i dosjeve vjen duke u rritur”, tha ajo.
Avokatja e Popullit komentoi edhe rastin e gjyqtarit, Luan Daci, i cili u pezullua nga detyra për shkak se kishte fshehur një vendim, ku ishte shkarkuar nga puna për paaftësi.
“Përveç Luan Dacit ka pasur edhe raste të tjera. Sigurisht, unë mendoj se këto verifikime duhet të kishin qenë më të thelluara. Duhet të kishim një afat më të gjatë. Institucioni i Avokatit të Popullit nuk ka qenë primar në këtë proces, por ka qenë ai i Presidentit të Republikës. Ne kishim afat shtatë ditor dhe në këtë sens ka qenë e vështirë. Nuk kishim të drejtë të bënim hetime për të tretët për të mbledhur dokumente. Hetimet bëheshin mbi dokumentet që sillnin vetë kandidatët. Rasti konkret (Luan Daci) nuk ka deklaruar faktin se ka qenë gjyqtar në një periudhë të caktuar, por edhe kriteret e përcaktuara në ligj kishin shumë probleme”, shtoi ajo.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë