Perëndimi garanton mbështetje ushtarake dhe financiare për Ukrainën
Ofensiva e re ruse në lindje të Ukrainës po nxit aleatët perëndimorë të dërgojnë më shumë armë për të ndihmuar në mbrojtje.
Presidenti amerikan Joe Biden ka rënë dakord me aleatët e NATO-s, Bashkimit Evropian dhe G7 për të rritur ndihmën ekonomike për Kievin.
Uashingtoni ka aprovuar ndihmë shtesë me avionë ushtarakë për të ndihmuar më shumë nga ajri, teksa edhe Gjermania do të vijojë të dërgojë armë për Ukrainën.
Sipas kancelarit gjerman Olaf Scholz, liderët e G7 ranë dakord për të arritur një paqe të “imponuar” me presidentin rus Vladimir Putin për t’i dhënë fund pushtimit të Ukrainës cka cilësohet e papranueshme dhe se Rusia nuk mund ta fitojë këtë luftë.
“Veprimet tona udhëhiqen nga këto parime: mbështetje maksimale për Ukrainën, por jo përfshirje e NATO-s në luftë”, u shpreh Scholz.
Në fjalimin e tij të fundit, presidenti ukrainas Volodimir Zelenski është ankuar tek liderët perëndimorë se me armët e tyre lufta do të përfundonte.
Aleatët perëndimorë kanë përsëritur se do ta detyrojnë Moskën të paguajë për luftën “duke shtrënguar sanksionet kundër Rusisë dhe duke rritur ndihmën financiare Ukrainën”.
Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian ranë dakord të rrisin “izolimin ndërkombëtar të Moskës. Rusia, nga ana e saj, ka urdhëruar 31 diplomatë holandezë, belgë dhe austriakë të largohen nga vendi pasi Holanda, Belgjika dhe Austria njoftuan dëbimin e disa diplomatëve rusë.
LEXONI GJITHASHTU
Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite
BE miraton paketën e 21-të të sanksioneve ndaj Rusisë, goditen bankat, nafta dhe “flota në hije”
- 22:33 Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
- 22:26 Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite
- 22:23 Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal
- 22:08 Dashamir Shehi: Mbështes protestuesit, ata janë rinia evropiane e Shqipërisë
- 21:52 Mes thirrjeve “Rama, jepe dorëheqjen”, kryeministri publikon videon duke përgatitur fjalimin: Kënga ime e preferuar
- 21:41 “Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia