Putin heq dorë nga ndërhyrja në fabrikën e çelikut në Mariupol

21 Prill 2022 | 10:49

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin duket se ka hequr dorë nga plani për të ndërhyrë në fabrikën e çelikut në Mariupol, ku më shumë se 2 mijë trupa ukrainase po luftojnë kundër forcave ruse.

Në një takim me ministrin e Mbrojtjes të transmetuar në televizion, i mbajtur të enjten, Putin tha se nuk është e nevojshme që të luftohet në ndërtesën industriale.

“Besoj se ndërhyrja në zonën industriale nuk është më e nevojshme”, i tha Putin ministrit të Mbrojtjes, raporton CNN.

Sipas presidentit rus është jo praktike që të mësyjnë në zonën e madhe industriale dhe vendimi është marrë për të mos rrezikuar jetën e ushtarëve rusë.

Nga ana tjetër u kërkoi forcave të tij që të bllokojnë zonën në mënyrë që askush të mos ketë mundësinë që të largohet.

Ministri i Mbrojtjes, Sergei Shoigu tha se forcat ruse tani kanë kontrollin e të gjithë qytetit portual përveç fabrikës.

Sipas tij, fabrika ka një bunker të madh nën tokë.

Ministri rus i Mbrojtjes i tha Putinit se forcave ruse do t’u duhen 3-4 ditë më shumë për të marrë në kontroll fabrikën.

“Ata që kanë mbetur janë nacionalistë dhe batalion i huaj që janë bllokuar”, tha Shoigu.

Ukraina mohon që Rusia të ketë marrë në kontroll qytetin. Dy zyrtarë janë gati që të negociojnë për të evakuuar ushtarët dhe civilët, thotë kapiteni që drejton batalionin. në Mariupol.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë

Banka Qendrore Evropiane (BQE) ka publikuar këtë të enjte propozimet e përzgjedhura për dizajnin e serisë së ardhshme të kartëmonedhave euro dhe ka hapur një...
22:33 | 23/07/2026

Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite

Raporti “Ndërtimi i Gazës nga e Para”, i bashkëautorizuar nga Oxfam, Instituti i Kërkimeve të Politikave Ekonomike të Palestinës (MAS) dhe Qendra Tregtare e Palestinës...
22:26 | 23/07/2026

BE miraton paketën e 21-të të sanksioneve ndaj Rusisë, goditen bankat, nafta dhe “flota në hije”

Këshilli i Bashkimit Evropian ka miratuar paketën e 21-të të masave kufizuese kundër Rusisë, duke zgjeruar sanksionet ndaj sektorëve që, sipas Brukselit, mbështesin ekonominë ruse...
21:13 | 23/07/2026