‘Kundërshtarët të mendohen 2 herë’, Putin teston raketën balistike, reagon SHBA
Rusia thotë se ka kryer testin e parë të suksesshëm të një rakete të re balistike ndërkontinentale.
Presidenti Vladimir Putin tha se kjo armë do t’i bënte kundërshtarët e Rusisë “të mendohen dy herë”.
“Është me të vërtetë një armë unike që do të rrisë potencialin ushtarak të forcave tona të armatosura. Do ta mbajë Rusinë të sigurt nga kërcënimet e jashtme dhe do t’i bëjë ata që përpiqen të kërcënojnë vendin tonë me retorikë të egër dhe agresive të mendohen dy herë”, tha Putin.
Pentagoni tha se lëshimi i raketës provë nuk përbënte “kërcënim” për SHBA-në apo aleatët e saj.
Zëdhënësi i Departamentit të Mbrojtjes të SHBA-së, John Kirby deklaroi se Moska “informoi në mënyrë të duhur” për testin, pasi është e detyruar ta bëjë këtë sipas traktateve ndërkombëtare bërthamore.
Me peshë mbi 200 tonë, raketa Sarmat e gjeneratës së pestë, e cila njihet në perëndim si Satan II, ka një rreze veprimi prej 11,000 km.
“Kjo raketë është e aftë të tejkalojë të gjitha sistemet moderne kundërajrore”, deklaroi Putin.
LEXONI GJITHASHTU:
Egjipti dhe Katari u bëjnë thirrje SHBA-së dhe Iranit të ulin tensionet
Siria rihap hapësirën ajrore dhe aeroportin e Damaskut
Përshkallëzimi i situatës në Lindjen e Mesme trondit tregjet globale, rritet ndjeshëm çmimi i naftës
- 17:07 Egjipti dhe Katari u bëjnë thirrje SHBA-së dhe Iranit të ulin tensionet
- 16:59 Inflacioni në Shqipëri drejt rritjes, INSTAT publikon shifrat e majit
- 16:58 Siria rihap hapësirën ajrore dhe aeroportin e Damaskut
- 16:58 Kallas për zgjedhjet në Kosovë: Liderët të angazhohen për formimin e shpejtë të qeverisë
- 16:51 Braktisja e fshatrave, plagë sociale, fshati Llëngë në Pogradec pa rrugë e pa shërbime
- 16:51 Vapa rrit rrezikun për sëmundjet e zemrës, mjekët apelojnë për kujdes: Shmangni ekspozimin në diell