Ukraina e gatshme të bisedojë me Rusinë për Mariupolin

21 Prill 2022 | 15:11

Civilët nuk po munden të evakuohen nga Mariupol. Luftimes mes ushtrisë ruse e ukrainase po intensifikohen në lindje dhe jug të vendit. Guvernatori i Donetsk shprehet se numri i të evakuarve është shumë më i ulët nga sa pritej. Qyteti port i Mariupol është afër rënies, por mbrojtësit ukrainas refuzojnë të dorëzohen.

Deri tani askush nuk e ka pranuar ultimatumin e forcave ruse, të cilat vendosën flamuj të kuq përgjatë një korridori humanitar. Ukraina është e gatshme të zgjidhë çështjet rreth Mariupolit, të ndihmojë në evakuimin e civilëve përmes diplomacisë dhe ka propozuar një “raund të veçantë” negociatash me Rusinë në qytetin e rrethuar.

Pas takimit me presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel, Zelenski tha se Ukraina mund të ecë me shpejtësi drejt anëtarësimit në BE dhe shtoi se partnerët e Ukrainës i kuptojnë më mirë nevojat e vendit të tij.

“Jam shumë i kënaqur të them, me optimizëm të kujdesshëm, se partnerët tanë filluan të kuptojnë më mirë nevojat tona. Të kuptojnë se çfarë  na nevojitet, jo në javë, jo në një muaj, por menjëherë. Tani për tani , ndërsa Rusia po përpiqet të intensifikojë sulmet e saj”, u shpreh Zelenski.

Ministrat e Financave nga Britania e Madhe, SHBA, Kanadaja dhe Franca u larguan nga salla ndërsa delegatët rusë në takimin e G20 në Uashington morën fjalën.

“Demokracitë e botës nuk do të qëndrojnë indiferente ndaj agresionit të vazhdueshëm të Rusisë dhe krimeve të luftës”, tha zëvendëskryeministrja kanadeze dhe ministrja e financave Chrystia Freeland në llogarinë e saj në Twitter.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dosja Epstein, kryeprokurori i Britanisë: Hetimi ndaj Andrew dhe Mandelson do të përfundojë brenda një viti

Autoriteteve britanike ka të ngjarë t’u duhet një vit për të përfunduar hetimet e tyre ndaj vëllait të vogël të Mbretit Charles, Andrew Mountbatten-Windsor, dhe...
19:58 | 04/06/2026

Hezbollahu sulmon trupat izraelite në Libanin jugor

Hezbollahu nisi sulme ndaj trupave izraelite që operojnë në Libanin jugor në ditën e parë të një armëpushimi të brishtë të ndërmjetësuar nga Shtetet e...
19:56 | 04/06/2026

Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit

Mbi 100 gra në Spanjë janë diagnostikuar me një formë të rrallë kanceri që është lidhur me implantet e gjirit. Autoritetet shëndetësore kanë konfirmuar 111...
19:28 | 04/06/2026