Kim reagon ndaj veprimit të Berishës pasi largoi Alibeajn nga podiumi

21 Prill 2022 | 16:43

Ambasadorja Yuri Kim doli kundër veprimit të Berishës sot në Kuvend.

Ajo u shpreh se largimi nga podiumi që ish-kryeministri bëri me Alibeajn është sjellje që i përket të shkuarës e që nuk duhet të përsëritet.

Sali Berisha ka tentuar të flasë jashtë radhe në Foltoren e Kuvendit të enjten, pasi Edi Rama gjatë fjalës së tij e quajti ish-kryeministrin “të vdekur”, dhe tha se nuk do të bashkëpunojë me PD-në “nëse në krye është Berisha”.

Mirëpo pas Ramës, fjalën e kishte Alibeaj, e Berisha tentoi ta largojë këtë të fundit nga foltorja për të marrë fjalën vetë.

“Ditët kur sulmoheshin ndërtesa, rriheshin njerëz ose largoheshin nga podium, ditët kur kërcënoheshin personat që me të drejtë thoshin ‘jo’, ditët kur akuzohen të tjerët për veprat e këqija që bën vet apo shtrembërohet shteti i të drejtës, i përkasin një të shkuare që nuk duhet përsëritur,” – shkroi Kim në Twitter.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Reshje breshëri në Devoll, dëme në bujqësi (FOTO)

Për disa minuta ka patur reshje breshëri në fshatrat Braçanj dhe Ziçisht të Devollit. Reshjet e breshërit kanë qenë të konsiderueshme ndërsa mendohet të jenë...
14:45 | 24/07/2026

Hodhën sende të forta dhe mjete piroteknike në drejtim të Policisë, procedohen 30 protestues. Arrestohen 2 të tjerë

Policia e Shtetit ka proceduar në gjendje të lirë 30 persona këtë të premte, pas tubimit të zhvilluar ditën e djeshme përpara godinës së Parlamentit....
14:11 | 24/07/2026

Dokumenti ‘Besa’, Rama: Për kthesën e mandatit të katërt! Protestën ta kthejmë në një test pjekurie të demokracisë

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në mbledhjen me Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar ka folur edhe lidhur me dokumentin me emrin...
13:49 | 24/07/2026