Zelenski hedh poshtë mundësinë për bisedime në Moskë me liderët rusë

21 Prill 2022 | 17:38

Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski ka hedhur poshtë mundësinë për të pasur bisedime me liderët rusë në Moskë.

“Në emër të vendit tim, do të isha gati të vizitoja çdo vend në këtë planet. Por sigurisht jo tani dhe jo Moskën”, tha Zelenski gjatë një interviste për median ruse, Mediazona.

Intervista u shfaq teksa presidenti rus Vladimir Putin pretendoi fitoren në Mariupol, shkruan agjencia e lajmeve, Reuters.

Zelenski tha se Putin kishte bërë një gabim katastrofik duke pushtuar Ukrainën, teksa shtoi se populli rus do të vuajë nga papërgjegjshmëria e liderëve të Kremlinit.

“Që tani e tutje, shumë vende nuk do të shqetësohen më për pyetjen nëse dikush është rus i mirë apo i keq. Të gjithë rusët do të trajtohen keq. Rusia e ka arritur këtë. Në fund të fundit, nuk është puna ime, por kjo duhet të trembë popullin rus”, u shpreh Zelenski.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë

Banka Qendrore Evropiane (BQE) ka publikuar këtë të enjte propozimet e përzgjedhura për dizajnin e serisë së ardhshme të kartëmonedhave euro dhe ka hapur një...
22:33 | 23/07/2026

Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite

Raporti “Ndërtimi i Gazës nga e Para”, i bashkëautorizuar nga Oxfam, Instituti i Kërkimeve të Politikave Ekonomike të Palestinës (MAS) dhe Qendra Tregtare e Palestinës...
22:26 | 23/07/2026

BE miraton paketën e 21-të të sanksioneve ndaj Rusisë, goditen bankat, nafta dhe “flota në hije”

Këshilli i Bashkimit Evropian ka miratuar paketën e 21-të të masave kufizuese kundër Rusisë, duke zgjeruar sanksionet ndaj sektorëve që, sipas Brukselit, mbështesin ekonominë ruse...
21:13 | 23/07/2026