Serbia nuk do të vendosë sanksione ndaj Rusisë, thotë Vuçiç
“Serbia nuk do të rrezikojë interesat e saj kombëtare duke iu bashkuar sanksioneve të vendosura nga vendet perëndimore ndaj Rusisë për shkak të luftës në Ukrainë.”
Kështu ka deklaruar presidenti serb, Aleksandër Vuçiç në një intervistë për Financial Times.
Vuçiç u shpreh se Beogradi nuk do të zgjedhë “anë”, pavarësisht thirrjeve të Bashkimit Europian për të vendosur sanksione ndaj Rusisë.
“Ne kemi një lloj mbrojtjeje nga Rusia. Çfarë duan vendet perëndimore? Të lëmë të gjitha interesat tona kombëtare se dikujt i duhet diçka për veten e tij?”, tha ai.
Presidenti nënvizoi se Serbia do vijojë miqësinë e saj me Pekinin dhe Moskën, pavarësisht presioneve nga Brukseli.
Serbia ka pasur prej kohësh lidhje të forta politike, ekonomike dhe të sigurisë me Rusinë, e cila mbështet refuzimin e Beogradit për të njohur pavarësinë e Kosovës.
LEXONI GJITHASHTU
Detaje të reja nga ngjarja në Podujevë, katër të plagosurit raportohen jashtë rrezikut për jetën
Lojërat Mesdhetare, Kosova: Franca ndër aleatet kryesore në organizimin e ngjarjes sportive
Gjykata e Hagës cakton datën e vendimit për ish-krerët e UÇK-së
- 12:18 Përleshje e dhunshme në Nigeri, vriten 18 persona
- 12:12 Ceremonia mortore e Ajatollah Ali Khameneit, a do të jetë udhëheqësi suprem i Iranit në funeralin e babait të tij?
- 12:07 Task-forca monitoron Pogradecin, mbi 60% e vijës bregliqenore të Pogradecit mbetet plazh publik
- 12:05 Goditet një rast i kultivimit të bimëve narkotike në Has, arrestohen babë e bir, djali tjetër në kërkim
- 12:03 Zyrtare, Allegri emërohet trajner i Napolit
- 11:59 Portieri i Spanjës, Unai Simon, thyen rekordin botëror Guinness në Kupën e Botës